Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite arriti në 65

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, ndaj atyre që protestonin në kufirin e Gazës transferimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, numri i palestinezëve që ranë dëshmorë arriti në 65.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës bëhet e ditur se ra dëshmor edhe i plagosur në kampin e refugjatëve, Cebaliye, 21 vjeçari Ahmed el-Abd Ebu Semra.

Me rënien dëshmor të Ebu Semra, numri i palestinezëve që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë ditën e hënë në kufirin e Gazës, arriti në 65.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës dje kishte njoftuar vdekjen e 58 vjeçarit, Muin Abdulhamid es-Sai dhe 20 vjeçarit Muhammed Mazin Uleyyan, që ishin plagosur në protestat e ditës së hënë në kufirin e Gazës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pasi në datën 6 dhjetor kishte deklaruar se njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, më 14 maj ambasada amerikane u transferua me ceremoni zyrtare nga Tel-Avivi në Jerusalem./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne