Numri i të plagosurve gjatë protestave në Gazë ka arritur në 8 mijë

Gjatë protestave paqësore, që zhvillohen nga 30 marsi e deri më sot në kufirin e Gazës, të mbajtur nën bllokadë nga ushtarët izraelitë, për shkak të përdorimit të forcës së çekuilibruar, numri i të plagosurve ka arritur afërsisht në 8 mijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref Kudra në deklaratën e bërë tha se si pasojë e ndërhyrjeve të ushtrisë izraelite, gjatë protestave ‘Marshimi i Kthimit’ të organizuara në kufirin e Gazës, janë plagosur 7.945 persona.

Ai tha gjithashtu se rreth 100 të plagosur janë nga personeli i shërbimeve mjekësore që shkojnë në ndihmë të të plagosurve në protesta, kurse ushtria izraelite nuk ka ngurruar të godasë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës edhe rreth 25 ambulanca të shërbimeve mjekësore palestineze./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne