Bashkëpunimi në rritje vitet e fundit ndërmjet Turqisë dhe vendeve arabe në drejtim të turizmit ka filluar të japë frytet e tij.

Kryetari i Organizatës Arabe të Turizmit, Dr. Bandar Bin Fahd Al Fuhaid i cili ka ardhur për takime të ndryshme në Edirne, tha: “Numri i Turistëve të ardhur nga vendet arabe në Turqi, që nga viti 2016, arriti në 3 milionë”.

Ai nënvizoi se krahas turizmit detar, turistët arabë preferojnë edhe qytetet historike dhe u shpreh se në sezonin e verës mund të përjetohet rritje e numrit të turistëve arabë që përzgjedhin Turqinë.

Në krye të qyteteve të preferuara nga këta turistë, vjen Stambolli me pasuritë e tij natyrore, historike dhe kulturore. Ndërsa rajoni i Detit të Zi i tërheq me gjelbërimin, pllajat, lumenjtë dhe ujëvarat e shumta.

Kurse Antalya, një prej qendrave turistike të preferuara nga arabët, krahas turizmit detar, është në fokus të interesit me qendrat tregtare, veprat historike, bukuritë e pakrahasueshme natyrore, ujëvarat dhe qendrat e argëtimit.

Kohët e fundit, në këtë qytet kanë filluar të xhirohen seriale arabe.

Sidomos me transmetimin e serialeve turke në botën arabe, numri i turistëve në rajon është 6-7 fishuar.

Ngjashmëria në mënyrën e jetesës, besimi dhe kultura, janë disa faktorë të tjerë që tërheqin turistët nga Lindja e Mesme. Pasi botëkuptimi i turizmit të turistëve të Lindjes së Mesme është i bazuar tek familja.

Turistët arabë, në preferencat e tyre vejnë në plan të parë lumturinë e fëmijëve, preferojnë të blejnë, të shijojnë ushqime të ndryshme dhe kërkojnë të shikojnë bukuritë natyrore dhe në Turqi mund të gjendet të gjitha këto madje edhe më shumë.

23