Numri i viktimave të kolerës në Jemen shkon mbi 1100 persona

Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën në një raport të saj, deklaroi se që nga koha e fillimit të përhapjes së sëmundjes epidemike të kolerës në Jemen në fund të prillit e deri më tani, 1170 persona kanë humbur jetën në këtë vend si pasojë e kësaj sëmundje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tarik Jasareviç, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se lufta shkatërruese në Jemen ka vështirësuar kushtet për tu përballur me përhapjen e sëmundjes epidemike të kolerës në Jemen. Jasaroviç shtoi se numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen po shtohet për çdo ditë e më tepër dhe deri në fund të këtij viti rreth 250 mijë persona të tjerë në këtë vend do të infektohen me këtë sëmundje. Vlen të theksohet se me vazhdimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe shkatërrimin e objekteve infrastrukturës së këtij vendi, sidomos rrjetin e ujësjellësit, sëmundja epidemike Kolera është duke u përhapur shumë shpejtë në mesin e popullit jemenas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne