NUN-i shtron iftar edhe për të burgosurit

Fondacioni “NUN” nga Shkupi, dje ka shtruar një iftar për 200 të burgosur në burgun e Idrizovës. Aktivitet ky që është bërë tradicional, ngase është viti i pestë që po e bëjnë këtë gjë. Megjithëse numri është i madh i atyre që janë të burgosur në Idrizovë, ky aktivitet mundohet të ua lehtësojë atyre që agjërojnë Ramazanin.
Për redaksinë tonë, një burgosur që mbetet anonim ka thënë se megjithëse agjërojnë muajin e Ramazanit kushtet e ushqimit vazhdojnë të jenë shumë të dobëta. Ai ka thënë: “ Vetëm buka që mund të hamë, ndërsa ushqimet jo. Ju falënderojmë juve të NUN-it për këtë iftar, që na e lehtësuat këtë ditë të Ramazanit.”

Njëri nga ta ka postuar edhe në rrjetet sociale iftarin e dërguar nga NUN-i dhe atmosfera e mirë që është krijuar pas asaj darke iftari.

Sipas tij janë një numër i madh i atyre që falin namazin brenda burgut, e kërkojnë nga organet e BFI-së që tu dërgojnë imam për ditën e xhuma dhe festat e Bajramit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne