Nxirren në ankand pronat e miliarderit saudit me urdhër të Princit të Kurorës

Autoritetet saudite nxorën sot në ankand  pronat e miliarderit saudit Mean al-San’a, i cili u arrestua në tetor 2017 me urdhër  nga Princi i Kurorës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, pasuria e Mean al-San’a vlerësohet në 10 miliardë dollarë, dhe sipas zyrtarëve sauditë, kompanitë dhe investitorët nga shtetet e Gjirit Persik do të marrin pjesë në këtë ankand. Al-Sana’a u arrestua më parë me urdhër të Princit të Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman. Arsyeja për arrestimin e tij thuhet se ishte një borxh i madh ndaj shtetit. Në fund të vitit të kaluar, Muhamed bin Salman nisi një valë arrestimesh midis princave dhe tregtarëve sauditë si pjesë e një fushate anti-korrupsion. Sipas analistëve, ky nivel i arrestimeve, i paprecedent në historinë saudite, synonte konsolidimin e themeleve të pushtetit të princit të ri të kurorës së vendit dhe eliminimin e rivalëve të tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne