NY Times: Pesë të dyshuar të Khashoggit kanë lidhje me princin e Kurorës

Disa nga të dyshuarit të identifikuar nga Turqia si përgjegjës për zhdukjen e gazetarit saudit në Stamboll, kanë lidhje me princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, thuhet në një raport të gazetës New York Times.

“New York Times ka konfirmuar në mënyrë të pavarur se të paktën nëntë nga 15 të dyshuar, të identifikuar nga autoritetet e Turqisë, kanë punuar për shërbimet saudite të sigurisë, për ushtrinë apo ministritë tjera të shtetit”, thuhet në një publikim të gazetës amerikane mbi rastin e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk që pas hyrjes së tij në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

The Times gjatë gjithë kohës ka cituar zyrtarët turq, por pa specifikiar ndonjë emër.

Në tekst qëndron se njëri nga të dyshuarit ka qenë “shoqërues i shpeshtë”, i Salmanit gjatë vizitave të tij në Paris, Madrid, Houston, Boston, dhe OKB, për çka ka publikuar edhe fotografi në të cilat i dyshuari shihet në shoqëri të Salmanit.

Tre të dyshuar tjerë, kanë qenë pjesë e sigurimit të Salmanit, thuhet më tej në tekst.

I dyshuari i pestë, thuhet më tej, është një ekspert i shkencës së forenzikës dhe si i tillë ka mbajtur një post të lartë në Ministrinë e Brendshme saudite dhe në institutet shëndetësore të vendit.

– Fati i paqartë

Khashoggi dyshohet se është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën, pasi nuk është parë të ketë dalur nga aty.

Në të njëjtën ditë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 shtetas sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët kanë qëndruar në të njëjtën kohë kur gazetari ishte brenda dhe më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Autoritetet saudite akoma nuk kanë dhënë një shpjegim të qartë për fatin e Khashoggit, ndërkohë që disa shtete, sidomos Turqia, SHBA-të dhe Britania e Madhe po bëjnë presion që rasti në fjalë të qartësohet.

“Zyrtarët turq kanë thënë se posedojnë prova se 15 agjentët sauditë që udhëtuan në Stamboll më 2 tetor, kanë vrarë Khashoggin, kanë shpartalluar trupin e tij me një sharrë për kocka të cilën e kishin sjellë për këtë qëllim dhe u kthyen prapa me avion po të njëjtën ditë”, shkroi Times, pa dhënë emrat e zyrtarëve të cituar.

“Të dhënat flasin se dy avionë privat të një kompanie saudite të afërta me princin e Kurorës dhe Ministrinë e Brendshme mbërritën në Stamboll në ditën e zhdukjes së Khashoggit”, thuhet të rrëfimin e gazetës.

– 5 të dyshuar

Gazeta “New York Times”, ka dhënë emrat e pesë të dyshuarve për zhdukjen e Khashoggit.

Njëri nga të dyshurit, Maher Abdulaziz Mutreb, ka qenë diplomat në ambasadën Saudite në Londër dhe si i tillë ka udhëtuar shpesh me princin e Kurorës, ndoshta si truproje, shkruan Times.

Abdulaziz Mohammed al-Hawsawi, për të cilin thuhet se ka punuar në ekipin e sigurisë të Salmanit dhe për familjen mbretërore saudite, është identifiuar si i dyshuar i dytë.

I dyshuar i tretë sipas NY Times është Thaar Ghaleb al-Harbi, i cili vitin e kaluar mori gradën e togerit në gardën Mbretërore saudite, për trimërinë e shfaqur gjatë mbrojtjes së pallatit të Muhammedit në Jeddah.

I dyshuarI i katërt është Muhammed Saad Alzahrani, gjithashtu anëtar i rojes mbretërore.

Dhe në fund, si i dyshuar i pestë është Salah al-Tubaigy, një ekspert i mjekësisë ligjore dhe autopsisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne