Obama me Melaninë e përcjellin me të qeshura funeralin e Barbara Bush

Zonja e parë Melania Trump mori pjesë në varrimin e ish zonjes së parë Barbara Bush të shtunën pa presidentin Donald Trump, i cili ishte duke vizituar një nga vendpushimet e tij të golfit në Florida.

Melania Trump ishte ulur pranë ish-Presidentit Barak Obama gjatë shërbimit, dhe në një moment të dy ndanë të qeshura që morën shumë vëmendje tek mediat sociale.

Një komentues në Tiwtter shkruan se duhet të shtoni “Bëni Melanie të buzëqeshë” në listën e gjatë të gjërave që Obama mund të bëjë, ndërsa Trump jo.

Ndërkohë që një komentues tjetër shkruan mos ja tregoni këtë foto DonaldTrump, ai do të urrejë duke e ditur se hera e parë që Melania buzqesh në gjithë këto vite, ishte gjatë një bisede të qetë me Obamën.

Ndërsa ceremonia mortore vazhdonte, Obama u përkul dhe u shfaq për të thënë diçka për Trump. Të dy shkurtimisht buzëqeshën – dhe ai moment është bërë mjaft viral në Twitter.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne