OBI kërkon nga KS i OKB të ndalë ndërtimin e kolonive çifute

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik e cilësoi krim lufte ndërtimin e kolonive të reja çifute në territoret palestineze dhe kërkoi nga KS i OKB të ndërhyjë për të ndalur politikat kolonizuese të regjimit të Tel Avivit.

Agjencia e lajmeve Fars raporton se Jusef bin Ahmed Al-Athemin, sekretari i përgjithshëm i OBI, kërkoi nga KS i OKB të ndërhyjë për zbatimin e rezolutave për t’i dhënë fund agresioneve të vazhdueshme të regjimit të Izraelit. Ai kërkoi që KS i OKB ta obligojë Tel Avivin të respektojë angazhimet ndërkombëtare dhe t’i japë fund politikës së ndërtimit të kolonive të reja çifute në territoret e pushtuara palestineze të cilën ai e konsideroi si krim lufte./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne