Objektivat e manovrave ushtarake të Turqisë dhe Katarit

Trupat e ushtrisë turke dhe Katarit organizuan manovra të përbashkëta të quajtura “Mburoja e hekurit” në Doha.

Manovrat detare të përbashkëta Turqi-Katar po zhvillohen për 2 ditë në ujërat bregdetare të Gjirit Persik. Procesi i vendosjes së trupave turke në Katar bazohet në mandatin parlamentar të 7 qershorit të parlamentit turk. Numri i trupave turke që do të vendosen në Katar për të kryer stërvitje ushtarake dhe kundër terrorizimit është shpallur në 3,000 ushtarë. Njësia e parë e forcave të armatosura turke mbërriti në Katar më 19 qershor të vitit të kaluar, 12 ditë pas miratimit të urdhrit parlamentar dhe menjëherë këto trupa filluan trajnimet e tyre. Disa manovra të përbashkëta u mbajtën muajin e kaluar nga forcat ushtarake të të dy vendeve. Dy janë qëllimet kryesore të manovrave ushtarakë midis Turqisë dhe Katarit.

Së pari, manovrat bazohen në një marrëveshje ushtarake midis Katarit dhe Turqisë, e cila u nënshkrua në vitin 2014. Sipas marrëveshjes, Turqia do të krijojë një bazë ushtarake në Katar. Lëshimi i lejes për dërgimin e trupave turke në Katar nga parlamenti turk gjithashtu është në përputhje me këtë marrëveshje të përbashkët.

Së dyti, procesi i vendosjes së forcave ushtarake turke në Katar është përshpejtuar akoma më shumë pas tensioneve midis Katarit dhe grupit arab (përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin, si tre anëtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik bashkë me Egjiptin). Secili prej dy vendeve ka synimet e veta në forcimin e bashkëpunimit ushtarak. Turqia, nëpërmjet një marrëveshjeje ushtarake me Katarin, po planifikon të vendosë forcat ushtarake në Doha dhe të forcojë ndikimin e saj në botën arabe dhe në të njëjtën kohë të formulohet si një fuqi rajonale me aftësi të larta ushtarake. Prandaj, Turqia, përveç Katarit, ka vendosur gjithashtu forcat e saj ushtarake në Irak dhe Siri. Megjithatë, vendosja e forcave ushtarake turke në Siri dhe Irak është e paligjshme dhe konsiderohet okupim i territorit të këtyre vendeve.

Katari ka gjithashtu objektiva mbrojtëse në pranimin e trupave turke. Objektivat mbrojtëse të Katarit kohët e fundit janë forcuar për shkak të tensioneve midis Katarit dhe vendeve arabe dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve midis katër vendeve të lartpërmendura dhe këtij vendit të cilët kanë ushtruar shumë presione kundër Dohas. Ndërkohë, qëllimi i manovrave tokësore dhe detare midis Turqisë dhe Katarit është “forcimi i sistemit mbrojtës i Katarit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe të pajisjeve të ndjeshme dhe strategjike të vendit”. Një tjetër pikë e rëndësishme është se mbështetja e përbashkët e Katarit dhe Turqisë për Vëllazërinë Myslimane ka sjellë gjithashtu lidhje më të ngushta mes dy vendeve. Në përfundim edhe pse marrëveshja ushtarake midis Turqisë dhe Katarit u nënshkrua në 2014, Turqia ka përfituar nga tensioni i kohëve të fundit në botën arabe si një mundësi për të forcuar praninë e saj në Doha, gjë e cila nuk është në interes të katër shteteve arabe të rajonit, veçanërisht Arabisë Saudite, Emirateve, Bahrejnit dhe Egjiptit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne