Objektivat e sulmuara në Siri kanë qenë të zbrazura

Grupi “Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri” ka deklaruar se në kuadër të masave të sigurisë së ushtrisë siriane, qendrat hulumtuese dhe ushtarake që janë sulmuar me raketa sot në mëngjes nga Amerika, Anglia dhe Franca, kanë qenë plotësisht të zbrazura.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Rami Abdurrahman, drejtori i grupit Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri, në një intervistë për këtë agjenci ka thënë: “Të gjitha qendrat që janë sulmuar sot në mëngjes, tre ditë më parë janë zbrazur tërësisht”. Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri të mërkurën kishte deklaruar se pas kërcënimeve të Uashingtonit, ushtria e Sirisë ka evakuuar dhe ka zbrazur tërësisht aeroportet dhe disa qendra ushtarake duke përfshirë edhe selinë e komanduese të shtabit ushtarak dhe ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne