OBRM-PDUKM-ja dorëzon 200 padi penale për parregullsi gjatë referendumit

OBRM-PDUKM-ja në Prokurorinë Publike për krim të organizuar ka dorëzuar padi penale për 200 persona, për parregullsi në procesin e referendumit. Sipas tyre, rreth 50 mijë vota janë vjedhur në favor të arritjes së censusit.

Thuajse të gjitha komunat që janë targetuar nga OBRM-PDUKM-ja për parregullsi, janë kryesisht të banuara me shqiptarë.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së opozitare Naum Sotillkovski tha që Prokuroria Themelore nuk po reagon ndaj ankesave dhe padive të ngritura ndaj kryeministrit Zaev. Opozita kërkon urgjentisht shkarkimin e Ljubomir Joveskit nga pozita e kryeprokurorit.

Sipas Stoillkovskit, Zaev nuk pranon kërkesën për ndryshimin e të parit të organit ndjekës, për shkak se aty mbanë shpresa që të mos përgjigjet para drejtësisë.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne