OBSH ka publikuar listen e 12 baktereve më të rrezikshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e 12 baktereve më të rrezikshme për njerëzit, duke thënë se mjekët po humbasin me shpejtësi mundësitë për trajtim.

Në një konferencë shtypi në Londër, OBSH deklaroi se lista ka për qëllim të nxisë zhvillimin e mjekësisë në rastin e baktereve më të rrezikshme që janë rezistente ndaj barnave, duke përfshirë baktere si Salmonella dhe Staphylococcus aureus.

Ekspertja e OBSH-se, Marie-Paule Kieny, tha se nevoja urgjente për antibiotikë të rinj nuk do të zhvillohet me kohë, në qoftë se çështja zgjidhet vetëm nga tregu.

Sipas OBSH, më të nevojshme janë barnat e reja për luftimin e baktereve që përbëjnë një kërcënim për spitale, shtëpi pleqsh dhe pacientët që kanë nevojë për oksigjen.

Agjencia paralajmëroi se bakteret në këtë listë janë gjithnjë e më rezistent ndaj barnave dhe mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse.

 

Grupi kritik

Acinetobacter baumannii, rezistente në carbapenem

Pseudomonas aeruginosa, rezistent ndaj carbapenem

Enterobacteriaceae, rezistent ndaj carbapenem, sekreton beta-laktamazë

 

Me rrezik të lartë

Enterococcus faecium, rezistente në vancomycin

Staphylococcus aureus, rezistent në methicillin dhe vancomycin

Helicobacter pylori, rezistent ndaj clarythromycin

Campylobacter spp, rezistent ndaj Fluoroquinolone

Neisseria gonorrhoeae, rezistent ndaj cefalosporine dhe Fluoroquinolone

 

Me rrezik të mesëm

Streptococcus pneumoniae, rezistente ndaj penicilinës

Haemophilus influenzae, rezistente nda ampicilinës

Shigella spp, rezistent në Fluoroquinolone

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne