OÇP kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Ureykat bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit për shkak të politikave ekspansioniste për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në territoret palestineze.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ureykat thuhet: “Njoftimi se në territoret e pushtuara palestineze do të ndërtohen edhe më shumë vendbanime janë rezultat i nxitjes së okupatorëve dhe përkrahjes së përpjekjeve të qeverisë së Izraelit për zgjerimin e kolonizimit dhe diskriminimit racist nga ana e ShBA-së”.

Ureykat tërhoqi vëmendjen se mosdënimi i planeve të kolonizimit të jashtëligjshëm të Izraelit nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit është dritë jeshile për të vazhduar me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, të cilat kërcënojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Duke aluduar në raportin e javës së kaluar të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në lidhje me sigurimin e mbrojtjes ndërkombëtare për palestinezët, Ureykat kërkoi që Izraeli të vihet në pozitën e mbajtjes përgjegjës dhe të japë llogari.

Sekretari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës rikujtoi se raporti në fjalë përfshinë bërjes subjekt i hetimeve të përgjegjësve për shkeljen e ligjeve humanitare ndërkombëtare, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne pajtohemi me këtë. Zgjerimi i vendbanimeve të kolonëve nuk paraqet vetëm shkelje të ligjeve ndërkombëtare humanitare, por në të njëjtën kohë është edhe krim lufte. Kështu që nëse shoqëria ndërkombëtare nuk i jep imunitet Izraelit dhe nuk e trajton si një shtet mbi ligjin atëherë kjo nuk do të ndodh”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare që në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së të zbatojë “sanksione” ndaj Izraelit deri sa ky i fundit të përmbushë përgjegjësitë e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne