‘Ofendim ndaj myslimanëve’: Forcat amerikane kërkojnë falje

Një komandant i lartë ushtarak amerikan në Afganistan ka kërkuar falje për një fletushkë “shumë ofenduese” e cila tregoi një fragment nga Kurani i mbivendosur ne imazhin e një qeni – një kafshë e cila konsiderohet e papastër në Islam.

Broshura tregonte një qen të bardhë me një pjesë të flamurit te Talibaneve – e cili përmbante një pasazh nga Kurani shkruar në arabisht – mbivendosur në anën e saj. Imazhi tregonte qenin që ikte nga një luan.

Me pamjen e luanit dhe të qenit, broshura – e cila u shpërnda nga forcat amerikane në provincën Parwan – u bente thirrje njerëzve qe të raportonin kryengritësit tek autoritetet.

“Rimerrni lirinë tuaj nga qentë terroristë dhe bashkëpunoni me forcat e koalicionit në mënyrë që ata të mund të shenjestrojne armikun tuaj dhe ti eliminojnë ata,” thuhej në të, sipas Reuters.

Talibanët iu përgjigjën broshurës të mërkurën, duke thënë se kjo provon “urrejtjen” e Amerikës ndaj Islamit dhe e bën të qartë se lufta në Afganistan “është një luftë midis Islamit dhe mosbesimit”.

Guvernatori i provincës Parwan, Mohammad Hasem, gjithashtu e dënoi fletushkën si “të pafalshme”, duke shtuar se do të mbahej një hetim.

“Ata që kanë kryer këtë gabim të pafalshëm në seksionin e publicitetit, propagandës apo mediave të forcave të koalicionit do të gjykohen dhe do dënohen,” tha ai.

Gjenerali i Përgjithshëm James Linder, një komandant i lartë ushtarak amerikan, ka kërkuar falje për fletushkën, duke thënë në një deklaratë se dizajni i saj “gabimisht përmbante një imazh shumë fyes ndaj fesë islame”.

Unë sinqerisht kërkoj falje. Ne kemi respektin më të thellë për Islamin dhe partnerët tanë muslimanë në të gjithë botën, “vazhdoi ai.

Linder tha se do të mbahej një hetim për “të përcaktuar shkakun e këtij incidenti dhe për të mbajtur përgjegjësinë”.

Nuk është hera e parë që ushtria amerikane e ka gjetur veten në situata të nxehta ndaj veprimeve të pandjeshme ndaj Islamit.

Bagrami ishte skenë e polemikave në shkurt të vitit 2012, ku në këtë bazë bashkë me librat dhe tekstet e dëmtuara nga biblioteka e aeroportit u dogjën gabimisht Kuranet. Incidenti nxiti protesta të mëdha dhe çoi në vdekje të shumta.

Polemika më e fundit vjen në mes të ktheses të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin, në të cilin ai braktisi pozicionin e tij të mëparshëm të mosangazhimit.
Në një shtytje të re kundër talebanëve, Trump është zotuar të “zgjerojë autoritetin e forcave të armatosura amerikane për të goditur rrjetet terroriste dhe kriminale që mbjellin dhunë dhe kaos në të gjithë Afganistanin”.

Më shumë se 173,000 civilë në Afganistan dhe Pakistan janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Afganistanit në vitin 2001, sipas Projektit të Kostove të Luftës të drejtuar nga Instituti Watson i Universitetit Brown./ gazeta impakt

burimi: rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne