Ofensiva izraelite në Shqipëri: portali shqip që propogandon hebraizmin…edhe me David Haradinajn

nga Ylli Pata.

Ka bërë shumë çudi fakti se si edhe pas votës së Shqipërisë kundër Jerusalemit kryeqytet, ka pasur një lëvizje të shtuar dhe intensive të lobimit të komunitetit hebre ndaj Tiranës.

Pjesëmarrja e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë në aktivitetin më të rëndësishëm të lobit shumë influent hebre në SHBA, gjithashtu ka qenë një tjetër pikëpyetje që ende nuk ka marrë përgjigjen e saktë.

Por duket se nuk është rastësi. Kjo mund të shikohet fare qartë në një shtim të investimeve të hebreje në territoret shqiptare.

Kohët e fundit është hapur një portal në gjuhën shqipe, izraelisot.com– një media shumë e pasur dhe e plotë që jep lajme mbi dhe për hebrenjtë.

Në shpjegimin që ky portal jep për  veten e tij theksohet: “Portali IzraeliSot.com eshte nje vitrine e pranise se Izraelit dhe kultures hebraike ne Shqiperi dhe Kosove. Portali publikohet nga Izrael Group Llc”.

Në ballinë të saj, përveç lajmeve politike dhe ekonomike për Izraelin, apo njoftimeve mbi takimet e Edi Ramës në Kongresin e lobit hebre, bie në sy një profil i veçantë që i është bërë Daut Haradinajt, vëllait të Kryeministrit të Kosovës.

Jo rastësisht, nënvizohet nofka e luftës e Dautit, një prej krerëvë të UÇK-së-“Davidi”, i cili ka qenë një nga mbretërit antikë të hebrenjve.

Kjo tregon edhe më qartë mbështetjen që ka kryeministri i Kosovës në lobin hebre dhe kongresmenin me origjinë hebreje, Elot Engel, i cili ndërhyri fort që t’i nxjerrë vizën Ramush Haradinajt për në SHBA.

Nga ana tjetër kjo faqe që pasqyron me detaje aktivitete të komunitetit hebraik në Shqipëri dhe Kosovë, ka edhe reklama nga disa prodhime të zonës së Pejës, ku Haradinaj është “mbret” i padiskutueshëm.

Faqja duket se është ndërtuar me shumë kujdes dhe me një shqipe shumë të kujdesshme që tregon se stafi që punon për të është profesional dhe që për pasojë janë harxhuar mjaft fonde.

Por portali nuk ka informacion mbi gazetarët apo redaktorët që punojnë për të përgatitur lajmet dhe analizat e shumta që izraelisot.com shpërndan.

Në portal janë publikuar me detaje të gjitha shkrimet e medias botërore dhe asaj shqiptare mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Një zë i veçantë i portalit është ai mbi aktivitetin e Dhomës Ekonomike Izrael- Shqipëri. Në të janë të pasqyruar me detaje aktivitetet e biznesmenëve të kësaj dhome që duket janë mjaft numeroz.

Po ashtu, portal flet edhe për aktivitetin e  Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, e cila gjithashtu nga publikimet duket se ka një aktivitet mjaft të dendur.

Shoqata shpërndan çertifikata, kryen evente përkujtimore etj., me një fjalë një lobim mjaft i dendur.

Në rubrikën e biznesit shikon se kompani izraelite kanë zhvilluar aktivitete të dendura dhe kanë shfaqur interes për të marrë kontrata me shtetin shqiptar por edhe me privatë.

Në një nga rubrikat e tij, portal thekson se “Hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara janë ndër më të pasurit e planetit. Ata kanë një dashuri të madhe për Izraelin dhe janë mbështetës të mëdhenj të tij”.

E gjithë kjo propagandë në gjuhën shqipe tregon një interesim të izraelitëve për Ballkanin e në veçanti për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilën edhe pse nuk e ka njohur, bëhet e ditur se synohet që të investohet mjaft atje.

Gjithçka pra në tërë këtë panoramë të zgjeruar të lobimit që po intensifikohet kohët e fundit, duket se ka një synim dhe për të cilin po harxhohen mjaft para. Portali është shprehje e kësaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne