Oferta 500 euro – Marifetet e ‘Rilindjes’ për të joshur votuesit

Partia Socialiste e ka shpallur qartë objektivin e saj në këto zgjedhje. Të sigurojë 71 mandate për të qeverisur e vetme.

Në kuadër të këtij objektivi, PS-ja po përdor çdo metodë për të arritur të qeverisë e vetme.

Kryeministrin Rama e shohim përditë herë në ndonjë oborr shtëpie, herë duke shtruar iftar, apo live në Facebook ku kërkon vota nga farefisi i emigrantëve.

Kurse deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ndryshe nga fushatat e kandidatëve të tjerë, ka zgjedhur një tjetër mënyrë ‘origjinale‘ për të mbledhur sa më shumë vota.

Bushati u ka dërguar disa qindra të rinjve një SMS ku kërkon pjesëmarrjen e tyre në një konkurs për të transformuar njësinë nr 8, ku në shkëmbim jepen 500 euro dhe bursa studimi.

“Hashtag.al” ka siguruar mesazhin e dërguar nga Bushati drejt të rinjve për të marrë pjesë në konkurs.

Konkursi mban emrin ‘Fito 500 euro dhe një bursë studimi’.

Kjo iniciativë e Bushatit vjen 4 javë para zgjedhjeve, dhe të ftuarit në konkurs janë 18-vjeçarët, të cilët votojnë për herë të parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne