Oferta shqiptare për Holandën: klandestinë dhe kokainë pa hesap

GJERGJI THANASI

Në rreth 15 ditë të fund gushtit fillim shtatorit 2018 autoritetet holandeze i kapën narkotrafikantëve shqiptarë më shumë se 1 (një) ton kokainë të pastër. Këto kapje vinë pas kapjes së nja 11 (njëmbëdhjetë) kuintalëvë kokainë të bëra po nga holandezët në korrik 2018. Fatkeqësisht për narkosat tanë holandezët e kanë marrë seriozisht luftën kundra shqiptarëve të përfshirë në trafikun e kokainës.

400 kile kokainë

Policia antikrim britanike (NCA), në bashkëpunim me policinë kufitare (Border Force) dhe policët e postës së policië të qytezës Humberside në një kamion të ngarkuar me qepë dhe domate kapën 400 kile kokainë të pastër me vlerë rreth 27 milion stërlina në rast shitje me pakicë. Kamioni para se të mbërrinte në Portin anglez Killingholme ishte ngarkuar në Holandë në Portin Hook. Xhandarmëria holandeze e quajtur Marechaussee e përpunoi me vonesë spiunllëkun (informacionin) e ardhur jo në rrugë zyrtare nga Shqipëria për një sasi qindra kilesh kokainë, që nga Porti Hook në Holandë do përfundonte në Angli. Meqenëse tashmë anija tip RO-RO me kamionin e imbarkuar në të kishte dalë nga Porti Hook, nderi për të kapur kokainën iu la kolegëve anglezë. Kapja e kokainës  nga anglezët coi në ndalimin edhe të një shoferi rumun 45 vjecar të punësuar legalisht në Angli. Nga hetimet rezultoi se kamioni me qepë, domate dhe kokainë ishte imbarkuar në anijen RO-RO në Holandë i pashoqëruar me shofer, ndërsa rumuni thjesht do ngiste kamionin deri në një destinacion të caktuar në Angli pa ditur asgjë për kokainën.

Autoritet angleze dhe holandeze po hetojnë për të ëmsuar më shumë për këtë grup narkotrafikantësh shqiptarë. Po hetohet se kush dhe si (me kesh apo me rrugë elektronike) u bë pagesa për transportin dhe spedicionimin (forwarding) të kamionit me kokainë në Portin Hook, si edhe pse u zgjodh një kompani e caktuar transportuese dhe spedicionere nga narkotrafikantët shqiptarë.

Eruodeputetja dhe senatori holandez japin alarmin për klandestinët shqiptarë

Pas alarmit për klandestinët shqiptarë të dhënë nga 2 deputetë holandezë (Lilian Helder dhe Roy Van Aalast), të tjerë ligjëvënës holandezë i bien tam-tameve për telashet, që shkaktojnë në Holandë klandestinët shqiptarë, të cilët po e përdorin Holandën si trampolinë për të mbërritur në Angli.

Eurodeputetja Patricia van der Kammne (ligjëvënëse e Provincës së Brabantit Verior nga v. 2011 dhe eurodeputete nga shtatori 2012) dhe senatori Alexander van Hattem (që nga viti 2015) u kërkuan llogari autoriteteve ligjzbatuese holandeze se cfarë masash kishin marrë për rrezikun e shtuar të klandestinëve shqiptarë, eritreas dhe zimbabvianë në Portin Zevenbergen Hoek. Është fyese për ne shqiptarët që pas 5 vitesh “Rilindje” të suksesshme të futemi në një thes me eritreasit dhe zimbabvianët e ardhur nga Afrika! Sipas ligjvënësve holandezë ka rrezik që Porti i Moerdijk-ut dhe zona për rreth të kthehen në një zonë cadrash e barrakash refugjatësh e klandestinësh njëlloj sic ishte Pa dë Kaleja në Francë pak muaj më parë. Klandestinët shqiptarë, që futen në karrocerinë e kamionve, që imbarkohen për në Angli, janë bërë shqetësim për kamionistë dhe autoritetet holandeze njëkohësisht këta klandestinë rrezikojnë jetën e shëndetin e vet me të tilla mënyra udhëtimi për në Angli.

Dy oficerë policie veteranë holandezë zotërinjtë Sjaak Vos dhe Henk van der Noort të skuadrës kundra trafikimit të qenieve njerëzore të policisë kufitare holandeze (AVIM) mbështesin alarmin e ligjëvënësve për mbërritjen në Brabant të një “lumi” refugjatësh dhe klandestinësh (shqiptarë, eritreas dhe zimbabvianë). Madje shpesh këta klandestinë arrijnë të kalojnë “rrjetën” holandeze dhe kapen nga kolegët anglezë. Problemi i klandestinëve shqiptarë ndeshet jo vetëm në Portin e Moerdijk-ut por edhe në pikat e kalimit të kufirit në Hazeldonk, Waalwijk dhe deri në Distriboulevard në zemër të Moerdijk-ut. Azilkëkërkuesit dhe klandestinët shqiptarë në Holandë hyjnë kryesisht nga kufiri me Belgjikën. Gjatë vitit 2017 u identifikuan rreth 150 shtetas shqiptarë të moshave nga 17 deri 35 vjec, që ishin “sistemuar” si klandestinë në Parkingun Streetland në zonën e Zevenbergschen Hoek në pritje për tu futur fshehurazi në karrocerinë e kamionëve, që imbarkoheshin për në Angli.

Sic e kemi theksuar edhe në një shkrim tjetër kokaina me kuintalë dhe qindra e qindra azilkërkues dhe klandestinë shqiptarë në portet holandeze po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për Holandën të pranojë hapjen e bisedimeve BE-Shqipëri në qershor 2019. Nëse kjo situatë përkeqësohet edhe më tej, pavarësiht propagandës triumfaliste të ustallarëve të marëdhënieve me publikun të “Rilindjes”, Holanda minimumi do i vërë veton Shqipërisë vitin tjetër. Pastaj mos na thoni se nuk ju paralajmëruam publikisht!

  1. S. Ky shkrim është mbështetur vetëm në fakte të qëmtuara nga burime të hapura informacioni si psh. media angleze “Daily Mail” apo mediat holandeze “AD. Binennland” si edhe “Internetbonde nl.”/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne