OKB: Arabia Saudite pengon hetimin e Turqisë për vrasjen e Khashoggi

Kombet e Bashkuara bënë të ditur se hetimi efektiv, gjithëpërfshirës, asnjanës dhe transparent i Turqisë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi u minua nga ana e Arabisë Saudite.

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard përgatiti një raport pas punimeve javën e kaluar në Turqi.

Në raportin e saj shkruhet: “Khashoggi u vra në mënyrë të tmerrshme me një plan të bërë më parë. Provat tregojnë se krimi u krye nga ana e autoriteteve saudite”.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se “ Hetimi në mënyrë efektive, gjithëpërfshirëse, asnjanëse dhe transparente nga ana e Turqisë, u minua seriozisht nga ana e Arabisë Saudite”.

Duke u shprehur se arriti të sigurojë akses në një pjesë të inxhizimit audio rrëqethës dhe të frikshëm” raportuesja e OKB-së tha: “Vrasja e Khashoggisë është shkelje e drejtësisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard i bëri thirrje atyre që zotërojnë informacione dhe informata në lidhje me vrasjen që t’i dorëzojnë ato dhe falënderoi Turqinë për mbështetjen që i dha vizitës së saj.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte vrarë barbarisht më 2 tetor 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai kishte shkuar për të kryer disa veprime konsullore për lidhje martese.

Autoritetet saudite nuk kanë bërë ende të ditur vendndodhjen e kufomës së gazetarit, Jamal Khashoggi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne