OKB: Gaza nuk është më vend jetese

Robert Piper, koordinatori për çështjet humanitare të OKB në Gaza, paralajmëroi se ky rajon nuk është më një vend për të jetuar.

Koordinatori humanitar i OKB-së në Palestinë, Robert Piper, paralajmëroi sot për pasojat katastrofike të një reduktimi të mëtejshëm të furnizimit me energji elektrike në Rripin e Gazës mbi kushtet e jetesës së dy milionë palestinezëve. Ai i bëri thirrje Autoritetit Palestinez, Hamasit dhe Izraelit për tu përkushtuar në mirëqenien e banorëve të Gazës dhe për të marrë masat e nevojshme për të shmangur vuajtjet e mëtejshme. OKB tashmë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë përpjekjet e saj humanitare të kufizuara për të parandaluar shkatërrimin e kushteve të jetesës, shëndetit, të ujit, kanalizimeve dhe shërbimeve komunale në rripin e Gazës. Në fillim të kësaj jave, qeveria e regjimit sionist ra dakord për reduktimin e furnizimit me energji elektrike në Rripin e Gazës. Nëse, ky vendim zbatohet, situata do të bëhet katastrofike. Reduktimi do të furnizojë shumicën e familjeve palestineze në Gaza me vetëm 2 orë energji elektrike në ditë. Spitalet, qendra e shpërndarjes së ujit, shërbimet e trajtimit të ujërave të zeza dhe shërbimet sanitare, tashmë furnizohen në mënyrë dramatike me energji elektrike që nga mesi i prillit dhe varen pothuajse plotësisht në ndihmat emergjence të OKB-së. Njerëzit në Gaza nuk duhet të mbahen peng i bllokadës totale, tha Robert Piper./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne