OKB: Gjatë sulmeve ajrore në Mosul janë vrarë dhjetëra civilë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë se në sulmet ajrore të koalicionit të zhvilluara në Mosul më 31 maj, të paktën 50 deri në 80 civilë e kanë humbur jetën, ndërsa ka vënë në dukje se DEASH-i ka vrarë 231 civilë të cilët janë përpjekur të ikin nga qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Komisionerit të Lartë pranë OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një deklaratë për mediat ka thënë se që nga nisja e operacionit për çlirimin e Mosulit, DEASH ka përdorur civilët si mburojë kundër sulmeve. Ndërsa është vënë në dukje se vdekjet e civilëve kohët e fundit janë rritur ndjeshëm.

“Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurta, thuhet se 231 civilë, 204 prej të cilëve javën e kaluar, janë vrarë nga DEASH-i pasi kanë tentuar të largohen nga qyteti. Shumica e personave që kanë humbur jetën janë gra dhe fëmijë”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa duke vënë në dukje se më 31 maj si pasojë e operacioneve ajrore të koalicionit janë vrarë 50 deri në 80 civilë, në deklaratë thuhet se është duke u marrë informacion më i detajuar në lidhje me ngjarjen nga zyra e Komisarit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Irak.

Ndërsa në deklaratë theksohet gjithashtu se në rastet kur civilët janë objektiv i drejtpërdrejt, ndërkohë që ata nuk janë pjesë e luftës, cilësohet si ‘krim lufte’.

Komisari i Lartë pranë OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeyd Raad el Husejin, ka thënë se i ka bërë thirrje forcave të Irakut dhe atyre të koalicionit që të respektojnë ligjet ndërkombëtare në luftën për çlirimin e Mosulit.

Qyteti i Mosulit është i dyti për nga madhësia në Irak. Ai u mor nga DEASH-i në vitin 2014 dhe në nëntor të vitit 2016 u rimor kontrolli i pjesës lindore të qytetit. Ndërsa operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore, nisën më 19 shkurt të këtij viti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne