OKB: Izraeli duhet të shoh se Gaza është gati të shpërthej

Koordinatori special i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Lindjen e Mesme, Nicolay Mladenov u shpreh: “Izraeli duhet të shoh se Gaza është gati të shpërthej. Për të parandaluar këtë shpërthim, njerëzit duhet të shohin jetën e tyre të normalizuar si dhe bllokada duhet të zvogëlohet dhe më në fund të hiqet.”

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua për të diskutuar në lidhje me çështjen palestineze dhe zhvillimet e tjera në Lindjen e Mesme.

Koordinator i Posaçëm i OKB për Lindjen e Mesme, i cili e informoi Këshillin në takim, Mladenov vuri në dukje se përleshjet në Rripin e Gazës me 11 – 13 nëntor ishin konflikti më i dhunshëm që nga viti 2014 e deri më tani, si dhe shtoi se: “Brishtësia e situatës tregon urgjencën e ndryshimit të dinamikës në terren në mënyrë për të adresuar çështjet kryesore politike.”

Mladenov vuri në dukje se aktorët e Kombeve të Bashkuara dhe ato ndërkombëtare po bëjnë çmos për t’iu përgjigjur nevojave të Gazës si uji, ushqimi dhe energjia elektrike, si dhe shtoi se: “Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare nuk mundet të zgjidh problemet e Gazës e vetme. Përgjegjësin kryesore e kanë palët atje. Koha për pajtimin e palëve në Palestinë po zvogëlohet.”

Mladenov u bëri thirrje të gjitha palëve që të bëjnë përparim të dukshëm në 6 muajt e ardhshëm, pa humbur kohë.

‘GAZA ËSHTË GATI TË SHPËRTHEJ’

Mladenov, i cili vuri në dukje ndërhyrjen e ashpër të ushtarëve izraelit ndaj protestuesve palestinez, u shpreh se vazhdon të jetë i shqetësuar për faktin se Izraeli përdor plumba të vërtetë kundër protestuesve.

Mladenov i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështet përpjekjet për çështjen e Palestinës, si dhe u shpreh se: “Izraeli duhet të shoh se Gaza është gati të shpërthej. Për të parandaluar këtë shpërthim, njerëzit duhet të shohin jetën e tyre të normalizuar si dhe bllokada duhet të zvogëlohet dhe më në fund të hiqet.”

HALEY: DUHET TË PËRPIQEN TË DYJA PALËT

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley nuk iu referua çështjes së Palestinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por iu vërsul Iranit.

Haley e cila kishte vënë në dukje se faza e dytë e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit do të fillojnë të zbatohen me 5 nëntor, shtoi se: “Këto ishin sanksionet më gjithëpërfshirëse të vendosura nga SHBA-ja kundër Iranit deri më tani.”

Haley argumentoi se Irani mbështet grupet “Islamike” në Pelstinë, si dhe shtoi se: “Pajtohem shumë me Mladenovin në lidhje me një çështje. Të dy palët duhet të punojnë për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme. Të dyja palët nuk mund të marrin atë që duan. Të dy palët duhet të pajtohen. Kjo marrëveshje fillon vetëm kur faktet në terren janë të qarta, të sinqerta dhe të vlerësuara plotësisht.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne