OKB-ja e shqetësuar për sulmin e Arabisë Saudite në Hudejda të Jemenit

Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehën shqetësim të madh për sulmin ushtarak të mbështetur nga Sauditët në qytetin e Hudajdahut.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën rreth Hudejdesë. Kolegët tanë në këtë zonë kanë filluar të marrin masa parandaluese në drejtim të rritjes së ndihmës dhe ripërcaktimit të planeve të paparashikuara në rast të këtij përshkallëzimi të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Stefan Dujarric të martën.

“Rritja e luftimeve do të shkaktojë më shumë njerëz të zhvendosur brenda vendit,” shtoi ai, sipas Press TV.

Që prej të dielës, forcat besnike ndaj qeverisë së Jemenit dhe të mbështetura nga Arabia Saudite po mbyllen në Hudejde, e cila është një pikë kyçe hyrëse për ndihmën humanitare të Jemenit .

Rijadi pohon se lëvizja Ansarullah e Jemenit përdor portin për shkarkimin e armëve.

Të dielën, udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë kukulla të Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Abdul Malik Badreddin al-Houthi bëri këto komente gjatë një fjalimi televiziv të transmetuar nga kanali televiziv al-Masirah, ku ai akuzoi SHBA dhe Izraelin për shtyrjen e Arabisë Saudite në këtë luftë vdekjeprurëse ndaj Jemenit.

“Vendimi për të pushtuar bregun perëndimor të Jemenit është marrë dhe miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shtoi ai.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan luftën në Jemen në mars të 2015 në mbështetje të ish qeverisë miqësore të Rijadit në Jemen.

Ministria e të Drejtave të Njeriut të Jemenit njoftoi në një deklaratë më 25 mars se lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite ka lënë 600,000 civilë të vdekur dhe të lënduar deri në muajin mars 2018.

Në një nga sulmet ajrore më vdekjeprurëse, avionët e Arabisë Saudite muajin e kaluar sulmuan disa herë një ceremoni martese në Haxhxhah, duke vrarë pothuajse 50 vetë dhe duke plagosur 55 të tjerë. Avionët e Arabisë Saudite gjithashtu kryen sulme ndaj ambulancave që transportonin viktimat në spitalet lokale.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne