OKB-ja i bën thirrje Bangladeshit t’i mbaj portat e hapura për refugjatët e Arakanit

Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Bangladeshit, i cili deklaroi se nuk do të pranojë më shumë refugjatë nga Arakani, për t’i mbajtur portat e hapura.

Zëdhënësi i Sekretarit të OKB-së, Stephane Dujarric gjatë konferencës ditore për shtyp deklaroi se “Bangladeshi u tregua jashtëzakonisht bujar me mbështetjen e dhënë refugjatëve të Arakanit. Është shumë e rëndësishme që të arratisurit nga konfliktet të gjejnë një liman të sigurt pa marrë parasysh se ku ndodhet”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahidul Haque, në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se “Me keqardhje më duhet të ju informojë se Bangladeshi nuk është më në pozitë për të pritur më shumë refugjatë nga Mianmari”.

“Kriza e jetuar në Arakan nuk ndikoi negativisht vetëm tek myslimanët Rohinga, të cilët jetojnë për 18 muaj në kampet e refugjatëve në Bangladesh, por në të njëjtën kohë edhe në ekonominë, strukturën shoqërore dhe mbi sigurinë e Bangladeshit”, bëri të ditur ministri Haque, ndërsa shtoi se tani ballafaqohen edhe me trafikantët me qenie njerëzore dhe narkotikë.

Ai akuzoi Mianmarin për “premtime të kota” në lidhje me kthimin e refugjatëve nga Arakani dhe tha se deri më tani asnjë refugjatë nga Arakani nuk është kthyer në Mianmar pasi nuk janë siguruar kushtet e nevojshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne