OKB-ja kërkon lirimin e Assanges nga burgu i sigurisë së lartë në Britani

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që Julian Assange të lirohet nga burgu dhe e kanë kritikuar qeverisë e Britanisë së Madhe për shkelje të të drejtave të tij.

Udhëheqësi i faqes “WikiLeaks” u dënua me 50 javë burgim të mërkurën për shkelje të kushteve të dorëzanisë, të cilat  i ishin caktuar para shtatë vjetësh kur kishte kërkuar azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Grupi punues i Kombeve të Bashkuara për arrestimet arbitrare tha se janë shumë të shqetësuar për dënimin e Assanges për shkak të shkeljes së kushteve të dorëzanisë. Sipas tyre, kjo vepër paraqet shkelje të lehtë.

Ky grup ka bërë thirrje edhe dy herë tjera më herët që Assange të lirohet. “Grupi punues shpreh keqardhje që qeveria nuk ka vepruar sipas deklaratave të saj dhe ka vazhduar me heqjen e lirisë së z.Assange”, thuhet në deklaratën e këtij grupi, e cila u publikua të premten.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se duhet të theksohet fakti që arrestimi i Assanges në Britani ka qenë i lidhur me hetimet paraprak të vitit 2010 nga një prokurore në Suedi. Përpos kësaj, kjo prokurore kishte vendosur t’i ndërpresë hetimet pasi e kishte intervistuar Assangen në ambasadën e Ekuadorit më 2017, shkruan “The Guardian”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne