OKB-ja kërkon përfshirjen e ndërkombëtarëve në hetimin e Khashoggi

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Arabisë Saudite që të përfshijë edhe specialistët e pavarur ndërkombëtarë në hetimin që vijon në lidhje me vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Në deklaratën e bërë nga Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, u kërkua gjithashtu që autoritetet saudite të thonë edhe vendin ku ndodhet kufoma e Khashoggi.

Bachelet thekson nevojën e hetimit të vrasjes së Khashoggi në mënyrë të pavarur dhe transparente dhe fajtorët duhet të japin llogari për këtë vrasje.

Duke bërë të ditur se për një hetim “larg shqetësimeve politike” duhet që edhe specialistët ndërkombëtarë të përfshihen në proces në mënyrë që të kenë akses të plotë në prova dhe dëshmitarë, Bachelot ndër të tjera tha: “Pres me kënaqësi hapat e hedhura nga autoritetet turke dhe saudite për hetimin dhe procedimin e autorëve, emri i të cilëve përmendet në vrasjen e Khashoggi”.

Ajo theksoi se vizita mjekoligjore dhe autopsia janë “elementë jetikë” në zbardhjen e krimit dhe shtoi: “I bëj thirrje autoriteteve saudite, pa humbur më kohë dhe pa dhënë përgjigje zvarritëse, që të bëjnë të ditur se ku ndodhet kufoma e Khashoggi”.

Më vonë u mësua se Jamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi hyri për procedura zyrtare në 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, u vra nga një ekip ekzekutimi, që erdhi apostafat për këtë krim nga Arabia Saudite.

Burimi:  Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne