OKB-ja: Myslimanët rohingianë në Mianmar po i nënshtrohen gjenocidit

Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Princi Zeid Ra’ad al-Hussein, ka bërë të ditur të mërkurën se zotërojnë prova të fuqishme, të cilat dëshmojnë se nga 25 gushti 2017 në Mianmar po ushtrohet gjenocid ndaj myslimanëve të Arakanit.

Në sesionin e 37-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Al-Hussein shprehu shqetësim për 900 mijë refugjatët arakanas, që janë detyruar të strehohen në Bangladesh, si dhe për komunitetin mysliman që ka mbetur në Mianmar.

“Zyra ime (Zyra e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut) beson se pastrimi etnik në provincën e Arakanit është duke vazhduar ende”, deklaroi Al-Hussein.

Ai paralajmëroi gjithashtu se qeveria e Mianmarit po përpiqet të zhdukë provat e “krimeve të mundshme ndërkombëtare”, përfshi këtu edhe “krimet ndaj njerëzimit” në mënyrë të vetëdijshme duke kaluar me buldozerë mbi varrezat masive.

“Viktimat raportuan se myslimanët rohingianë iu janë nënshtruar vrasjeve, përdhunimit, torturave dhe grabitjeve nga forcat e sigurisë dhe milicët lokalë, si dhe janë braktisur qëllimisht në uri duke penguar qasjen në prodhimet e burimet ushqimore. Sikurse është në dijeni edhe ky Këshill, Zyra ime ka dyshime të fuqishme se në provincën e Arakanit po kryhen akte gjenocidi që nga muaji gusht 2017 e deri më tani”, theksoi komisari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Princi Al-Hussein i bërë thirrje Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për ngritjen e një “mekanizmi të ri të pavarur dhe të paanshëm” për zbulimin dhe gjykimin e autorëve/përgjegjësve të krimeve ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, rreth 700 mijë myslimanë rohingianë janë strehuar në Bangladesh që nga 25 gushti i vitit të kaluar si pasojë e dhunës në Mianmar. Afro 2 milionë myslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, ndërsa tano kjo shifër ka rënë nën 350 mijë për shkak të arratisjeve nga sulmet sistematike.

Pamjet satelitore të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut tregojnë se më shumë se 350 fshatra myslimane janë djegur në atë zonë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne