OKB: Kërkesa për mbylljen e Al-Jazeera, sulm kundër lirisë së mediave

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur të papranueshme kërkesën e vendeve arabe për mbylljen e televizionit “Al-Jazeera” në Katar.

Mbyllja e këtij televizioni është njëra nga 13 kërkesat e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj që i kanë dhënë Katarit një ultimatum që përfundon më 4 korrik.“I shikoni apo jo, i doni apo jo, jeni apo nuk jeni dakord me pikëpamjet e tyre, stacionet televizive të ‘Al-Jazeera’ në arabisht dhe anglisht janë legjitime dhe kanë miliona telespektatorë”, tha komisionari i larë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein. Ai ka theksuar se kërkesa për mbylljen e televizionit është sulm i papranueshëm i të drejtës për lirinë e fjalës dhe mendimit. Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë më 5 qershor marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për afrim me Iranin. Ata kerkojne edhe mbylljen e bazes ushtarake turke ne Katar. Tensionet janë rritur pas hedhjes poshtë të një liste prej 13 kërkesash të vendosura nga këto vende nga Doha zyrtare. Komisionari i lartë i OKB-së gjykon se ky konflikt ka arritur në një nivel të lartë pas vendosjen nga këta vende të kërkesave që prekin disa liri dhe të drejta themelore duke përfshirë dhe mbylljen e ”Al-Jazeera”. “Të këmbëngulësh për mbylljen e stacioneve të tilla është e paprecedentë dhe e paarsyeshme”, tha Al Hussein./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne