OKB kërkon fundin e rrethimit të Gazës

Zëdhënësja e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB, ka kruar dhënien fund të rrethimit dhe bllokadës në Gaza.

Ravina Shamdasani, zëdhënësja e Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB, pasi shprehu shqetësimin mbi gjendjen e rënduar në Gaza dhe katastrofën njerëzore në këtë rajon, tha se Izraeli si një forcë pushtuese është përgjegjës për mbrojtjen dhe mbështetjen e të drejtave të banorëve të rripit të Gazës. Zëdhënësja e Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB pasi paralajmëroi mbi pasojat e rënda të situatës së rënduar humanitare në Gaza dhe ndërprerjes së energjisë elektrike në këtë rajon tha se, mungesa e energjisë elektrike ka vështirësuar shumë jetën dhe banorët e rajonit të Gazës i ka përballur me rrezik të jashtëzakonshëm për shkak të mungesës së ujit, higjienës dhe shërbimeve shëndetësore. Regjimi sionist prej vitit 2006, menjëherë pas fitores së lëvizjes islamike palestineze Hamas në zgjedhje, ka vendosur një bllokadë totale kundër rajonit të rripit të Gazës duke penguar futjen e medikamenteve, lëndëve të ndërtimit, lëndës djegëse dhe ushqimet në këtë rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne