OKB ka kërkuar mbrojtjen e porteve të Jemenit për dërgimin e ndihmave humanitare në mënyrë të sigurt për popullin jemenas.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se KS i OKB të enjten inkurajoi palët e përfshira në konfliktin e Jemenit që të lehtësojnë kushtet e hyrjes së ndihmave humanitare dhe lëndëve ushqimore nëpërmjet porteve të këtij vendi, sidomos portit Hudejda. Anëtarët e KS të OKB në një deklaratë të miratuar me unanim votash, kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes në funksion të të gjitha porteve të Jemenit sidomos portit Hudejda, për arsye se ky port është rruga jetike për dërgimin e ndihmave humanitare dhe lëndëve e para të tjera të domosdoshme për popullin jemenas të përfshirë nga lufta. OKB është e shqetësuar se Arabia Saudite mund të kryejë sulme në portin Hudejda nëpërmjet të cilit dërgohen ndihmat humanitare./ PT

5