Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur një shqetësim të thellë lidhur me raportimet mbi dhunën dhe ngacmimet seksuale në kampet e azilkërkuesve të mbipopulluar në Greqi.

Zëdhënësja e UNHCR-së Cecile Pouilly tha se në vitin 2017 UNHCR mori ankesa nga 622 individë të cilët i kishin mbijetuar dhunës seksuale dhe dhunës gjinore në ishujt grekë të Egjeut, ku e pakta 28 për qind e tyre thanë se ishin sulmuar pasi kishin hyrë në Greqi.

Ajo tha se gratë e dhunuara kishin thënë se sjellja e papërshtatshme, ngacmimi seksual dhe tentativa për sulme seksuale ishin ndër format më të zakonshme të dhunës.

Ajo tha gjithashtu se mijëra refugjatë vazhdojnë të qëndrojnë në “strehime të papërshtatshme dhe me siguri të pamjaftueshme” në qendrat e pritjes dhe identifikimit të Lesvos dhe Samosit.

“Rreth 5,500 njerëz ndodhen në këto qendra, që tregon gati dyfishin e kapacitetit të tyre, ndërsa raportet e ngacmimeve seksuale në Lesvos janë kryesisht të larta”, tha Pouilly.

Ajo shtoi se është e vështirë të identifikohen dhe të ndihmohen të mbijetuarit pasi hezitojnë të raportojnë sulmet per shkak të frikës, turpit, pafuqisë, diskriminimit dhe hakmarrjes”.

Ata gjithashtu kanë “besim të pamjaftueshëm” për ta ngritur çështjen tek UNHCR dhe tek ekspertët e shëndetësisë mjekësore dhe mendore, vuri në dukje ajo.

“Numri e vërtetë i incidenteve ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë se sa është raportuar”, tha zëdhënësja e UNHCR-së.

Agjencia e OKB-së i përshëndeti masat e marra nga qeveria greke për të reduktuar dhunën, por bëri thirrje për hapa edhe më të mëdhenj dhe të mëtejshëm për të mbrojtur refugjatët në qendrat e pritjes.

Ahjencia u zotua se do vazhdojë të punojë me Athinën dhe mbetet e gatshme per ta mbështetur atë në punën e saj kundër këtyre fenomeneve.

Greqia është pika kryesore e hyrjes për njerëzit që ikin nga Afrika dhe Lindja e Mesme për një jetë më të mirë në Evropë. Deti Egje është përballur me krizën më të keqe të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Megjithatë, numri i emigrantëve në Greqi është shkurtuar ndjeshëm pasi Bashkimi Evropian nënshkroi një marrëveshje me Turqinë në vitin 2016 që i rikthen emigrantët.

Human Rights Watch (HRW) tha në korrik 2017 se Greqia po dështonte në mbrojtjen e fëmijëve të refugjatëve të cilët gjendeshin në ishullin grek të Lesbos të pashoqëruar, dhe paralajmëroi Athinën se shumë prej të miturve ishte duke i regjistruar si të rritur.

Grupi i të drejtave me bazë në Nju Jork i bëri njoftimet në një raport, duke shtuar se identifikimi gabim dhe regjistrimi i fëmijëve si të rritur, ishte praktikisht lënie e të miturve në dorën e abuzuesve, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit.

Europa po përballet me një fluks të paprecedent të refugjatëve. Shumë fajësojnë fuqitë e mëdha evropiane për këtë eksod, duke argumentuar se politikat e tyre kanë çuar në një rritje të terrorizmit dhe luftës në ato rajone, duke detyruar më shumë njerëz që ë largohen nga shtëpitë e tyre./press/Gazeta Impakt

18