“Oligarkët e rinj, më keq se të vjetrit”

Oligarkët janë një problem edhe në një vend të Bashkimit Europian si Greqia. Të paktën këtë mendon kreu i partisë kryesore opozitare greke, Kyriakos Mitsotakis, i cili gjatë një fjalimi në Qendrën e Studimeve Ndërkombëtare Strategjike në Washington ka folur madje për “brezin e oligarkëve të rinj”.
Sipas tij këta oligarkë të rinj janë më keq se të vjetrit dhe se qeveria aktuale greke i mbështet ata dhe ka marrëdhënie të dyshimta mes të cilave edhe ajo për kontrollin e mediave në Greqi.
Mitsotakis ka deklaruar se e konisderon detyrën e tij moslejimin e degardimit të Greqisë drejt një shteti të dështuar në lidhje me funksionimin e institucioneve.
Mitsotakis është pyetur edhe për presidentin e PAOK-ut, Ivan Savvidis, i cili hyri me armë në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje futbolli dhe ka deklaruar se “Tsipras është mik i ngushtë me Savvidis”. Kreu i Demokracisë së Re ka thënë se kryeministri aktual grek ka “një marrëveshje miqësore” me Savvidis.

Zgjedhjet e ardhshme në Greqi nuk do të jenë vetëm për ekonominë, por edhe për demokracinë

ka deklaruar Mitsotakis, vetë i akuzuar për disa afera në të shkuarën. Ai është takuar në Washington me ndihmësen speciale të Presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne