Oliver Kahn mund të jetë presidenti i ri i Bajernit

Bajerni i Mynihut pritet të ketë një president të ri vitin e ardhshëm. Në vend të Uli Hënesit, besohet se do të zgjidhet ish-portieri i madh, Oliver Kahn. Një legjendë në vend të të tjetër legjende.

Ndryshojnë brezat, por jo kampionët në krye të klubit më të madh të Gjermanisë. Oliver Kahn pritet të jetë presidenti i ri i Bajernit të Mynihut, dhe të zëvendësojë Uli Hënesin. Veterani Hënes pritet të mos kandidojë për një mandat tjetër, dhe besohet pra se do t’i japë fund karrierës së tij të jashtëzakonshme në klubin e vetëm të jetës së tij.

Gjashtëdhjetegjashtëvjeçari veshi për 9 vjet fanellën e bavarezëve, dhe menjëherë pas fundit të karrierës u bë menaxher i përgjithshëm i Bajernit, e më pas dy herë president.
Vetë klubi nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për Kahnin, por ishte revista “Shport Bild” që ngriti hipotezën e kandidaturës së ish-portierit të madh. Oliver Kahn, sto 49-vjeçar, luajti mbrojtësi për 14 vjet portën e Bajernit duke fituar trofe të mëdhenj, ndërsa shkëlqeu edhe me kombëtaren e Gjermanisë. Sot ai punon si opinionist televiziv, për ZDF-në, SAT 1-ish, apo edhe për një televizion kinez.

Zgjedhjet për president tek Bajerni do të bëhen vitin tjetër, ndërsa një tjetër figurë e madhe e dikurshme, Lotar Mateus, ka një mendim tjetër. Ish-kapiteni bavarez shprehet se Oliver Kahni duhet të jetë drejtues, por në rolin e shefit ekzekutiv. Sot për sot, shef ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë është legjenda tjetër, Karl Hajnc Rumenige, dhe Mateus mendon se pikërisht Rumenige do të ishte presidenti i duhur pas largimit të Hënesit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne