Olsi Jazexhi i pergjigjet ekstremistit katolik Berat Buzhala

Pas emisionit te mbremshem ne News 24 me titull “Debati, Mustafa Nano: Konvertimi në Islam, proçka më e madhe në historinë e shqiptarëve”, deklaratat e forta te historianit shqiptar Olsi Jazexhi ne lidhje me historine kane provokuar ekstremistet katolik ne Kosove. Berat Buzhala me gazeten e tij Express ka vjedhur nje foto nga facebooku i Olsi Jazexhiut, ku para nje viti ky ka vizituar Kosoven, dhe nder te tjera, si historian qe eshte ka vizituar monumentin e Gazimestanit dhe tyrben e sulltan Muratit. Ne monumentin e Gazimestanit, Olsi ka perqeshur nacionalistet serbe dhe ka dale ne foto me 3 gishta. Kjo foto ka mjaftuar per Berat Buzhallen qe ta sulmoj Dr. Olsi Jazexhiun si radikal islamik duke shkruar tekstin e meposhtem:

“Olsi Jazexhi, i njohur për bindjet e tij redikale islamike, dhe në të njëjtën kohë adhurues i flakët i Vlladimir Putinit, këto ditë ka ardhur në Kosovë – si duket për ta provokuar popullatën e këtushme. Ai është fotografuar në Gazimestan duke ngritur tre gishtërinjtë, sikurse që bënte dikur në të njëjtin vend edhe Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.”

“Olsi Jazexhi këto ditë ka qenë në fokus të mediave meqenëse s’ka lënë gjë të zezë pa thënë për Heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.”

“E tash që debati u mbyll, sidomos pas qëndrimit të fortë të Kryeministrit Edi Rama, Olsi Jazexhi si duket po kërkon vëmendjen përmes një fotoje të realizuar në Gazimestan, vendin ku mendohet se ka ndodhur Beteja e Kosovës. Aty ai na shfaqet më një foto ku ngre lartë tre gishtat – simbol i çetnikëve serbë. ”

Pas ketij sulmi Olsi Jazexhi i eshte pergjigjur Beratit me kete status:

“Radikali katolik Berat Buzhala me sulmon ne gazeten e tij duke me quajtur radikal islamik.

Berat Mavria kujton se po me tremb me shkrimin me poshte? FU Berat! Ty dhe gjithe klanin ekstremist katolik ne Kosove qe jeni bere “vrases mediatik me pagese” kunder muslimaneve kosovare. Ti dhe gjithe zagaret sikur ti je i mirepritur ne debat mbi Skenderbeun, historine, gjeopolitiken dhe cfare te doni ju. Pse une kam bere foto private ne Gazimestan dhe ne tyrben e sulltan Muratit PARA NJE VITI kjo nuk me ben as turk dhe as serb. Para se te shpifesh kunder meje, duhet te merresh me Ramush Haradinajn qe kerkon te coj shqiptaret ne Gazimestan dhe te festojne fitoren e Car Llazarit. Nese je burre, bujrum ne Tirane dhe mi thuaj ne sy keto sulme qe me hedh si gjarper pas shpine.”

Olsi Jazexhi eshte sulmuar dhe kercenuar me shpifje, kercenime me jete etj ne diten e fundit nga radikalet katolike per qendrimet e tija ne lidhje me historine. Ai ka qene nje nga shume analiste dhe komentatore shqiptare qe kane marre kercenime me jete ne lidhje me debatin per Skenderbeun. Sulmet kunder tij drejtohen prej disa muajsh nga psikopati kosovar Fahri Xharra i cili nxit turma injorantesh kosovare qe te urrejne historianin nga Tirana dhe te gjithe muslimanet shqiptare, kudo qe ata jane.

Sulmi me i fundem me shpifje nga Berat Buzhala dhe gazeta e tij, perben precedentin e fundit kriminal ku fjala e lire kerkohet te mbyllet me shantazhe shpifjesh. Por sic shihet Olsi Jazexhi nuk eshte trembur. Ai sheh me humor idiotet kosovare qe nga Fahri Xharra e deri te Berat Buzhala sesi e sulmojne, shpifin dhe ulerijne kunder fjales se lire dhe te vertetave historike qe ai deklaron. Me sulmin e fundit ai ka sfiduar Berat Buzhalen per nje debat mediatik ne lidhje me fotografite e tij, Skenderbeun etj. Dhe si per ti thene qe nuk trembet nga Berati dhe klani ekstremist katolik qe e sulmon ai e ka pershendetur me fjalen angelze: FU!

A do guxoje radikali katolik Berat Buzhala qe ti pergjigjet Olsi Jazexhiut? A mundet Berat Buzhala te bej nje debat akademik dhe historik me doktor Olsi Jazexhiun? Apo do vazhdoj ta sulmoj si lepur – nga larg dhe ne distance?

Olsi Jazexhi me statusin me te fundem publik i ka hedhur dorashken per duel mediatik Berat Buzhales dhe atyre qe fshihen pas tij. Kuptohet qe Olsi Jazexhiu nuk mund te debatoje me pleq injorante dhe ekstremiste katolik sikur Fahri Xharra. Ai kerkon nje debat serioz me historiane dhe analiste politike te njemendtte. A mundet dot Berat Buzhala te perballet sikur burrat me historianin shqiptar?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne