Olta Gixhari: Nuk më pëlqen barazia gjinore, dua një mashkull që të jem e varur nga ai

Sot kudo po flitet për barazinë gjinore, për të drejtat që gratë gjithnjë e më shumë po arrijnë të fitojnë për të qenë po njësoj përballë meshkujve. Por ja që ka edhe vajza që nuk e mendojnë barazinë si një të drejtë tv domosdfoshme. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” Olta Gixhari ka rrvfyer se ajo personalisht e urren barazinë gjinore sepse në thelb nuk është aspak e tillë.

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim. Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth. E duan por i pyesin për lekët tek banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull.”- ka treguar Olta duke u shprehur se ajo ka nevojë të ketë në krah një mashkull që per shembull ta shoqërojë kur del, ta ndjejë pranë vetes në çdo moment.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne