Omani, vendi arab që heq më në fund vizat për shqiptarët

Përpjekjet për të rritur turizmin  në 25 shtete të ndryshme të botës ku përfshihet dhe Shqipëria,tani turistët mund të udhëtojnë me vizë elektronike në Omani në formë të pasponsorizuar.

Omani është një shtet monarki, i cili gjeografikisht bën pjesë në Gadishullin Arabik, ndërsa plazhet e këtij shteti janë të mrekullueshme. Por nuk është vetëm kjo, ky vend karakterizohet me një larmishmëri klimash të cilat i krojojnë mundësi të shumta të ardhurash  nga vizitat e turistëve.

Peizazhi i tij është shumë i pasur, ku duhet të përshkruhen shkretëtirat karakteristike, oazet e llojeve të ndryshme si dhe prania e mikroklimave që e bëjnë këtë vend si destinacion që ia vlenë të vizitohet.

Kriteret që duhen të përmbushen për të vizituar  këtë “magji” natyrore, duhet të kesh një pasaportë e vlefshme të paktën 6 muaj brenda afatit të aplikimit, rezervimin e hotelit, ndërsa dhe kushti bazë është pagesa e biletës së avionit vajtje-ardhje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne