Ombudsmani i Suedisë vendos në favor të shamisë

Ombudsmani suedez për Barazi (DO), ka vendosur së fundmi se femrat muslimane në qytetin Upsala janë subjekt i diskriminimit nga shkaku i religjionit të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, thuhet se Ombudsmani i Suedisë ka nisur të hënën një procedurë dëmshpërblimi në vlerë prej 8.000 euro kundër një kompanie për përkthime e cila anuloi intervistën për punë me një kandidate nga shkaku se ajo mbante shami në kokë.

“Kompania kishte dërguar vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pretenduar se përdorimi i simboleve politike dhe fetare është i ndaluar në bazë të rregullave të brendshme”, thuhet në njoftim.

“Megjithatë, ne mendojmë se shamia nuk mund të paraqesë problem sepse femra muslimane do të bëjë përkthime përmes telefonit apo thirrjeve video”, thuhet më tej në njoiftimin e Ombudsmanit të Suedisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne