Operacioni Jeruzalemi kryeqytet: Deklaratë e dytë e Belforit apo një nato izraelito-arabe?

nga Luciana Bohne.

Duhet ta admironi madhështinë cinike të zhurmës elektorale të Shteteve të Bashkuara, e cila i dha Donald Trumpit presidencën. Nga këndvështrimi imagjinar i Robinson Kruzos si establishment amerikan, zengjini i ri, ndoshta nje kafshe e pafe, “sherbyesi i të premtes”, ndonëse i pasur si Kruzo, ka uzurpuar menaxhimin e ishullit të jashtëzakonshëm SHBA së bashku me qytetin imagjinar të bekuar nga zoti në atë kodër.

Kjo është një performancë. Megjithëse termi presidenti i së premtes është thjesht një shprehje e hapur dhe e përqendruar e vulgaritetit të tyre grabitqar ekonomik ku ndërtesa e Kruzos thërret me hipokrizi: “Pse ma bëri zoti këtë gjë? Çfarë bëra që u përdora kështu? »Pavarësisht protestave të tyre, Presidenti i të premtes bëri pikërisht atë që do të kishte bërë cdo President Kruzo, qoftë Republikan apo Demokrat.Trump do të mbahet mend si “presidenti kundër besueshmërisë”. Ky efekt është më i dukshëm në politikën e jashtme.

Shikoni përplasjet e tij të fundit rreth Jeruzalemit. Deklarata e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, në sipërfaqe një veprim arbitrar, i panevojshëm, i paligjshëm dhe iracional, i pavend, i denoncuar me ndëshkim jashtë vendit nga vazalët e përhershëm evropianë, dhe i kundërshtuar me forcë nga klientët më të shquar në botën arabo-muslimane.

Por çfarë është ankesa? Sipas elitës së “bashkësisë ndërkombëtare”, Trump ka marrë një vendim te keq menduar, i cili thyen dekadat e neutralitetit të SHBA-së në “çështjen më të ndjeshme” në Lindjen e Mesme dhe dëmton procesin e paqes i cili vazhdon për dekada të tëra.

Çfarë “neutraliteti”? Së pari, pushtimi historik i tokës së Palestinës nga kolonët sionistë nuk mund të mbijetonte pa mbështetjen e imperializmit britanik dhe trashëgimtarit të tij të pasluftës, imperializmit amerikan. Më 9 nëntor të vitit 1917, dy ditë pasi bolshevikët sulmuan Pallatin e Dimrit dhe vetëm disa javë para se të dilte në botë marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot që ndau në mënyrë të çuditshme rajonin Osman të Lindjes së Mesme mes Britanisë dhe Francës, sekretari i jashtëm britanik, Arthur James Balfour premtoi publikisht se do ta jepte tokën e Palestinës si një shtëpi kombëtare për hebrenjtë.

Mund edhe të kishte funksionuar, por fatkeqësisht palestinezët arabë u rebeluan. Ata zotëronin 91 për qind të tokës në Palestinë kundrejt 7 për qind në pronësi të hebrenjve palestinezë, duke përfshirë edhe tokën e blerë nga Agjencia Zionist e Palestinës (një degë e veçantë e Organizatës Botërore Zioniste) që nga viti 1917 për vendosjen e parashikuar të imigrantëve hebrenj. Revolta Arabe 1936-1939 në Palestinë kërkoi pavarësi nga Mandati Britanik dhe një fund të imigracionit hebre dhe blerjes së tokës. Kjo detyroi Britaninë të propozonte një zgjidhje me dy shtete, e cila përfundimisht rezultoi në vitin 1948 në dhënien e 60 përqind të Palestinës tek Izraeli, ndërsa 40 për qind i ngeli Palestinës, gjë që solli njohjen e menjëhershme të shtetit të pavarur të Izraelit dhe vetëm një status të përkohshëm për Palestinën.

Përfundimisht, dielli më në fund u ngrit në Perandorinë Britanike. Tashmë në vitin 1953, ndërsa Franca ishte e zënë me një luftë ku humbi Indokinën(1954) dhe po humbiste një luftë në Algjerinë (1962), Britania e çalë me nje tas në dorë i lypi ndihme Uashingtonit në përmbysjen e kryeministrit Mossadik të Iranit i zgjedhur në mënyrë demokratike. Uashingtoni ra dakord, me kusht që Londra ti dorëzojë 40 përqind interes të naftës persiane. CIA bëri grusht shteti, gjë që solli një gjakderdhje për disa dekada në rajon. “Kriza e Kanalit te Suezit e vitit 1956 shënoi dëbimin zyrtar të Perandorisë Britanike nga harta e botës. Izraeli, i cili kishte bashkëpunuar me Britaninë dhe Francën kundër Egjiptit të Nasserit, mori mesazhin për të vazhduar shpronësimin dhe kolonizimin e Palestinës, gjë të cilën e arriti në Luftën Shtatë ditore të vitit 1967 me ndihmën Shteteve të Bashkuara e cila edhe sot i jep cdo vit 3 miliardë dollarë ndihma.

Sa i përket “procesit të paqes”, ai shërbeu për të blerë kohë, për të lejuar konsolidimin e mëtejshëmtë Izraelit në territoret e pushtuara. Njëqind vjet që nga Deklarata e Balforit dhe pesëdhjetë vjet që nga Rezoluta e OKB-së 242 që kërkonte tërheqjen e Izraelit nga territoret e pushtuara të luftës së vitit 1967 (që Izraeli i riemëronte “Territoret e Diskutuara”, për të shmangur Konventat e Gjenevës dhe për të injoruar Rezolutën 242), anomalija e Izraelit në praktikën neo-koloniale të sotme të nënshtrimit të hapësirave të Botës së Tretë me anë të mjeteve ekonomike, konsiston në një shembull të kolonializmit klasik të shekullit të 19-të: një shtet kolonizues, racist dhe favorizues i kolonëve.

Për shkak se ligji ndërkombëtar dhe deklaratat e të drejtave të njeriut janë në anën e palestinezëve në të drejtën e tyre për t’i rezistuar okupimit dhe luftës për pavarësi, “neutraliteti” nuk është një çështje. Sidoqoftë, në pesëdhjetë vjet që nga viti 1967, Shtetet e Bashkuara kanë marrë mantelin e “ndërmjetësit të ndershëm” në sferën e neutralitetit të quajtur “procesi i paqes”, duke ftuar të gjithë “bashkësinë ndërkombëtare” dhe vetë palestinezët për të mbështetur një zgjidhje me dy shtete, duke mos bërë asgjë për të ndaluar ndërtimet ilegale të kolonive izraelite në territoret e pushtuara, konfiskimin e tokave palestineze, prishjen e shtëpive palestineze, spastrimin etnik, poshtërimet në pikat e kontrollit, getot me mure, bombardimet periodike terroriste në Gaza, mësymjet me tanke në kampet e refugjateve, arrestimet masive. Raportuesi Special i OKB-së, Richard Falk, i ka klasifikuar këto “një fyerje ndaj së drejtës ndërkombëtare”.

Nëse deklarata e Trampit për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, nuk e ndal politikën ekzistuese të neutralitetit të SHBA-ve, dhe as që e ndërpret mjegullën virtuale të procesit të paqes, atëherë përse e bëri atë? A është sepse është “i trashë”? Megjithatë, menjëherë pas lëshimit të deklaratës ai e mohoi atë, duke thënë se lëvizja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem nuk do të ndodhte për të paktën gjashtë muaj. Duke përfituar nga Akti i Ambasadës së Jerusalemit i vitit 1995, që parashikon një ekzekutiv të gjashtë muajve të njëpasnjëshëm për të vonuar veprimin. Ai veproi pikërisht sic kishin vepruar paraardhësit e tij, Clinton, Bush dhe Obama: mbajtjen e lëvizjes në parim, por vonimin e saj për të mbrojtur ekuilibrin e aleancave amerikane me klientët arabë dhe izraelitë. Sipas Aktit të Ambasadës së Jerusalemit, vonesa ekzekutive është e vlefshme për sa kohë që Presidenti “përcakton dhe i raporton Kongresit paraprakisht se pezullimi i tillë është i domosdoshëm për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Ai nuk është i trashë (në sensin e vetëlavderimit dhe inkurajimit), sipas mendimit të disa demokratëve. “Budallallëk” është ndjekja e planeve të administratave Bush-Obama në planin për të sulmuar shtatë vende të Lindjes së Mesme në vetëm pesë vjet. Përveç shkatërrimit të disa vendeve, kryerjes së krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, plani ngeci në Siri gjatë fundit të administratës së Obamës. “Budallallëk” është se Trampi po trashëgon dhe kryeson një strategji amerikane të bllokuar në Lindjen e Mesme.

Aksi Amerikë-Izrael-Saudi është i mundur në përpjekjen për të “ri-stabilizuar” Lindjen e Mesme për interesat e tyre, në mënyrë të konsiderueshme nëpërmjet agjencisë ISIS në Siri dhe Irak. Kohët e fundit kjo humbje e ka forcuar dhe konsoliduar Iranin si fuqi rajonale, sidomos nga aleanca fituese e Iranit me Hezbollahun dhe Rusinë në Siri. Pasojat katastrofike të adventurave dashakeqe Bush-Obama në Lindjen e Mesme tani kërkojnë një ndryshim drastik të kursit. Nëse rruga drejt Iranit nuk kalon nëpër Damask, pse të mos kalojë nga Jeruzalemi? Pse të mos përdorësh kartën e Jeruzalemit për t’i dhënë arabëve një justifikim diplomatik për të zyrtarizuar aleancën nëntokësore që është bërë de facto, midis Izraelit dhe Arabisë Saudite? Nëse SHBA e njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, kjo bëhet një fakt në terren. Që do të thotë se SHBA ka marrë anët; kjo do të thotë një aleancë e qartë mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. A munden satrapët arabë të refuzojnë mundësinë për t’u bashkuar me aleancën kur objektivi dhe preja e tyre e shkëlqyer është Irani? Thuhet se kur Amerika teshtin, bota ftohet, kështu që kur Trampi u kollit “Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit”, këshilltarët e tij mund të kenë llogaritur se liderët arabë do të ftoheshin dhe ilaçin do ta kërkonin në Tel Aviv. Nuk ka rëndësi se a hiqet ftohja menjëherë: Zëri i proklamimit të Shtëpisë së Bardhë mund të sigurojë mbulim të mjaftueshëm diplomatik për të justifikuar një aleancë zyrtare me Izraelin në kërkesën për të pushtuar Iranin.

Kështu i llogarit gjërat Shtëpia e Bardhë: një NATO arabo-izraelite me kryeqytet Jeruzalemin. Bota qeshi kur Trampi i “cmendur” dha idenë e një “NATO-je arabe” në muajin prill në Riad. Por ja tek e kemi skenarin e çuditshëm të pranuar rrëmujshem edhe nga CIA, Washington Post.

Prandaj, loja e Trampit me Jeruzalemin është pak për perspektivat e paqes izraelito-palestineze por është e duhur për aleancën arabo-izraelite kundër Iranit e cila mund të arrihet në mungesë të së parës. Bashkëpunimi i heshtur për një kohë të gjatë në hije i Izraelit me shtetet e Gjirit kundër Iranit, gjithnjë e më shumë po del hapur, pavarësisht mungesës së paqes izraelito-palestineze. Loja e Jeruzalemit mund të tregoje bukur një vlerësim publik për këtë shtrirje semiprivate.

Analiza e Washington Post-it e pranon se lëvizja e Trampit për Jeruzalemin është një lojë. Ai shfaq komedinë e “procesit të paqes”, ku amerikani i rremë është “ndërmjetës i ndershëm” në gjithë zbrazëtinë e neutralitetit. Ai privilegjon njërën anë të ish-ekuilibrit të aleancave me Izraelin dhe detyron palët arabe që të pranojnë formalisht mosbalancimin, duke mbajtur karremin e Teheranit në fund të shkopit të keq.

A do të funksionojë marrëveshja? Vetëm koha do ta tregojë, por sigurisht që është një shenjë rënieje amerikane në diplomaci dhe pushtet në Lindjen e Mesme, pasi tregon për pamundësinë e saj për të “qeverisur” aleatët rajonalë, madje edhe me paraqitjen e asnjanësisë. Sanksionon spastrimin e vazhdueshëm etnik të palestinezëve, të cilët e duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm të premtuar. Kryqyteti i tyre shpronësohet, sa serioz është premtimi i një shteti? Në Izraelin e apartheidit, çfarë zgjedhjesh kanë, të ngrihen apo të dorëzohen? E vetmja gjë që mund të presim nga ky ndryshim është rritja e tensionit, dhunës, paligjshmërisë, ndërsa Irani mbetet për fat të mirë në anen e paqes së mekur të kësaj bote përkundër planit goditës të dëshpëruar të egër dhe të çmendur./counterpunch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne