Operacioni me flamur të rremë kundrejt Sirisë po përgatit terrenin për një luftë më të gjërë

Ndoshta do të fillojë si një sulm i kufizuar, siç ndodhi në vitin 2017 (ky artikull është shkruar një natë përpara sulmeve konkrete të SHBA-së në Damask). Megjithatë nuk ekzistojnë shumë mundësi që ky sulm që mund të ndryshojë ndonjë gjë në lidhje me dështimin e padiskutueshëm të SHBA-së në Siri.

Vetëm disa orë pas pretendimeve se në veri-lindje të Damaskut, në Duma janë kryer sulme me armë kimike, SHBA-ja ka bërë deklarata kërcënuese për luftë.

SHBA-ja ka nxituar për t’u prfshirënë konflikt në mënyrë që të anashkalojëpërpjekjet e mundshme për çdo hetim gjithëpërfshirëstë këtij sulmi;sjellje e cila është një rikrijim i një modelitë mëparshëm të Uashingtonit dhe tëaleatëve të tij ku mbështeten dhebazohen në akuza të pavërtetuara për posedimin apo përdorimin e armëve kimike në mënyrë që të legjitmojnë luftërat e tyre të agresionit siç është rasti ipushtimit të Irakut në vitin 2003.

Akuzat dhe kërcënimet SHBA-së për luftë vijnë në një moment thelbësor në konfliktin e vazhdueshëm për 7 vitetashmë të Sirisë, në të cilin qeveria siriane më në fund ka çliruar të gjithë territorin rreth kryeqytetit nga militantët e sponsorizuarë nga jashtë për rrëzimin e qeverisë.

Asnjë Provë

Të gjitha “provat” që pretendohet të jenë parashturar deri më sot vijnë nga militantët e financuarë nga Perëndimi dhe ndihmësit e tyre; duke përfshirë këtu edhe frontin e financuarë nga qeveria amerikane dhe evropiane, që njihet nën emrin“Mbrojtja civile e Sirisë”, po kështu një tjetër term që u referohet atyre është“helmetat e bardha”. “Viktimat” kanë qenë burimet e vetme të cituara nga SHBA-ja si dëshmitarë të këtyre ngjarjeve.

Sipas një lajmi të publikuar më së fundmi nga Daily Beast, (mund ta gjeni lajmin në këtë link https://www.thedailybeast.com/world-health-organization-500-affected-by-syrian-chemical-attack)në një deklaratë që ka dhënë kohëve të fundit,Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke u përpjekur të përforcojë edhe më shumëkëto akuza, pretendon se mendohet se gjenden deri në 500 pacientë që janë ekspozuar ndaj helmimiv i lëndëve kimikë;burimi për këto citime është partneri i tyre në terren“Cluster Shëndeti”.

Megjithatë, sipas faqes zyrtare të internetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si pjesë e këtyre partnerëve përfshihen edhe Médecins Sans Frontières (MSF)(https://www.who.int/health-cluster/partners/current-partners/en/), e cila pranohet se trajnohen dhe mbështeten ngaHelmetat e Bardha. http://www.msf.org/en/article/syrias-%E2%80%9Cwhite-helmets%E2%80%9D-volunteers-who-provide-first-aid-woundedMSF-ja ka pranuar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë konfliktit sirian se nuk ka një prani aktive në terren në zonat e konfliktit dhe qëthjesht siguron mbështetje materiale për grupet që janë aktive në këtë konflikt.

Është e vërtetuar tashmë se Helmetat e Bardha në mënyrë të përsëritur edhe në të shkuarënën kanë fabrikuar prova dhe ngjarje të masakrave që nuk kanë ndodhur vërtetë. Në fakt, të gjitha provat sugjerojnë se qëllimi i plotë i Helmetave të Bardha është që të bëjë propagandë.

Prova më e dukshme që vërteton këto qëllimi ka ndodhur në vitin 2016, kur kjo organizatë pa dashje zbuloi metodat e saj teatrale gjatë protestave të zhvilluara në qytete të shumta evropiane. Ata kanë përdorur bojë të kuqe dhe miell në trupat e tyre dhe janë paraqitur sikur të ishin viktima për t’u paraqitur si të këtillë para mediave evropiane teksa gjendeshin në këto protesta. Këto iskenime ishin të njëjta dhe nuk mund të dalloheshin nga klipet e përditshme që publikohen nga anëtarët e Helmetit të Bardhë, që thuhet se kryenin shërbime emergjente në territoret e kontrolluara nga militantët në Siri që mbështeten nga perëndimorët.(https://landdestroyer.blogspot.com.tr/2016/11/syria-ëhite-helmets-caught-in-mannequin.html)

Pothuajse në të gjitha videot e publikuara prej tyregjenden skena të lëndimeve të vërteta – plagë të hapura, gjymtyrë të dëmtuar ose të prera, djegie të pjeëve të trupiit etj. Videot gjithashtu nuk kanë asnjë kontekst dhe shpesh editohen në pjesën më të madhe të tyre.

Para një viti – gënjeshtra të ngjashme

Edhe pretendimet e mëparshme të përdorimit të armës kimike nëHam Shajhun të pretenduara nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 përpara se SHBA-ja të ndërmerrte sulmeme raketa në Bazën Ushtarake Ajërore Shajrat të Sirisë ishin gjithashtu të pabaza.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike –e cila është një Mekanizëm i Përbashkët i Investimeve të Kombeve të Bashkuara (OPCW-UN JIM) ka raportuar për sulmin e dyshuar dhe më pas do të pranonte se nuk kanë dërguar asnjë hetues që të vizitontevendin e ngjarjes për të vërtetuar përdorimin e lëndëve kimike.

Edhe Kombet e Bashkuara nëpërmjet një artikull të publikuarë në gazetë në lidhje me raportin do të pretendonte se:(https://news.un.org/en/story/2017/11/570192-both-isil-and-syrian-government-responsible-use-chemical-weapons-un-security )

“Duke marrë parasysh faktin se shumë e rrezikshme që të vizitohen Umm Haush dhe Han Shajkum, delegacioni kaarritur në konkluzionin se ishin mbledhur informacione të mjaftueshme për të arritur një përfundim konkret.”

Provatpërbëhen nga nga intervistat e marra në vend me dëshmitarët e dyshuar dhe provat fizike të dhëna ndaj hetuesve dhenga të dyshuarit e mundshëm.Në këtë mënyrë, vetë ky raport në një mënyrë vërteton mundësinë se është shkruar në mënyrë të tillëqë po bëhej për të implikuar qeverinë siriane. Gjithashtu,vetë raporti do të përmendte mungesën e një zinxhiri të të vëzhgimit për mbledhjen e provave, duke zvogëluar vlerën e tyre provuese dhe vërtetuese.

Normalizimi i agresionit ushtarak duke u bazuar në akuza të këtilla për sulme kimike për të cilat nuk janë kryer hetimet e nevojshme në terren, prodhon kushte të përkryera për të organizuar incidente të këtij lloji dhe për të nxituar luftë në të ardhmen.

Në vitin 2017,SHBA-janxitoi në sulmet e saj pa pritur ende raportin përfundimtar të papërfunduar të hetim jo të plotë dhe të diskutueshëm të kryer nga Organizata për Parandaimin e Armëve Bërthamore dhe Mekanizmat e Përbashkta të Kërkimit. Një situatë e këtillë tregon se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara dhe ndoshta edhe po bëjnë përpjekje për të penguar zbulimin e të vërtetës në lidhje me çështjen e ppërdorimit të armëve bërthamore.

Motivim Zero

Siria dhe Rusia kanë kryer operacione të sigurisë me kujdes të veçantë në zonat përreth Damaskut, megjithatë gjatë këtyre operacioneve kanëndjekur plotësisht dhe me përpikmëri nivelin e shqyrtimit ndërkombëtar të konfliktit sirian, duke përfshirë edhe sjelljen e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj.

Janë hapur korridoret humanitare në mënyrë që të bëhej e mundur dhe të lejohej largimi i civilëve nga zona ku po zhvillohej lufta. Pasi u mundën gjatë këtyre konflikteve, edhe militantët e mbetur madje u lejuan të hipnin në autobuse dhe të iknin në veri të vendut drejt kufirit siriano-turk.

Përveç faktit se armët konvencionale që Siria dhe aleatët e saj kanë në zotërim të tyre dhe përdorin janë shumë herë më efektive se armët kimike që SHBA-ja pretendon se janë përdorur, përdorimi i armëve kimike në operacionet ushtarake kundër një armiku të tërë, por të mposhtur – duke marrë parasysh kostot politike të kësaj vepre(https://landdestroyer.blogspot.com.tr/2017/04/the-true-nature-of-chemical-warfare.html) – do të ishte pashpjegueshme.

Qeveria e SHBA dhe mediat po përpiqen në mënyra nga më qesharaket që ta shfaqin qeverinë siriane si pala fajtore për të justifikuar faktin se pse qeveria siriane e cila është shumë pranë një fitore të plotë të kësaj lufte ta vërë këtë gjë në rrezik dhe të ndërmarrë veprime të këtilla.

Aktualisht, SHBA-ja ështëduke vepruar në mënyrë të paligjshme në territorin sirian dhe përreth tij. Kjo veprimtari përfshin edhe pushtimin e territorit sirian nga trupat amerikane në lindje të lumit Eufrat. Për më tepër, SHBA-ja ka realizuarderi më tani sulme të shumta ajrore mbi objektivat e qeverisë siriane. Përveç goditjes së Bazësh Ushtarake Ajërore Shajrat në vitin 2017, forca ajrore amerikane ka sulmuar vazhdimisht trupat siriane që veprojnë pranë pozicioneve ku janë vendosur amerikanët.

Finalja e Madhe

Një tjetër provë që e bën akoma edhe më të pashpjegueshme arsyen pse qeveria e Sirisë do të ndërmerrte një vendim për përdorimin e armëve kimike në një moment të këtillëështëdeklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump ku tregonte interesin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.(https://landdestroyer.blogspot.com.tr/2018/04/trumps-syria-withdrawal-was-textbook-us.html)

Ndërkohë që disa e interpretuan këtë deklaratë të presidentit amerikan si të sinqertë dhe sugjerojnë sulmi i mundshëm kimik në Duma të Sirisë ishte një përpjekje për të tërhequr SHBA-në përsëri brenda Sirisë, një skenar tjetër shumë më i mundshëm se ky i pari është se Presidenti Trump thjesht gënjeu për t’i siguruar SHBA-së denacionalizim të besueshëm përpara një incidenti të paramenduar të përdorimit të armëve kimike të planifikuara nga vetë SHBA-ja.

Artikujt e shumtë të shkurarë në lidhje me politikat amerikane, përbëjnë një kuadr që vërtetonekzistencën e një skeme të këtillë.

Në një artikull në lidhje me këto politikatë Institutit Brookings në vitin 2009 nën titullin“Cila rrugë për nëIran? Mundësitë për një Strategji të Re Amerikane drejt Iranit” (PDF: https://www.brookings.edu/wp-content/uploads/2016/06/06_iran_strategy.pdf), tregohet sesi janëparashikuarëçdo gjë, nga mbështetja e terroristëve në një luftë të deleguarë ku SHBA-j nuk do të përfshihej drejtpërsëdrejti si dhe detaje të tmerrshme për të organizuar provokime dhe arrtjen në një luftë në shkallë të plotë.

Në mesin e skemave të këtyre think-tank të politikës amerikane gjendet edhe përshkrimi i një inskenimi të ngjashëm me atë që është duke ndodhur në Siri.

Në këtë artikull thuhet se:

“Çdo operacion ushtarak kundër Iranit ka të ngjarë të mos marrë shumë aprovim në mbarë botën.Për më tepër, nevojitetvendosja e situatës në kontekstin e duhur ndërkombëtar në mënyrë që të mund të sigurohet mbështetja logjistike që operacioni do të kërkonte si dhe për të minimizuar reagimet kundështuese për një sulm të këtillë. Mënyra më e mirë për të minimizuar mospërputhjest ndërkombëtare dhe për të maksimizuar mbështetjen (qoftë kjo një mbështetje me dëshirë, apo pa dëshirë) është të godasë vetëm kur të jetë krijuar një bindje e gjerë se iranianët i është parashturar një alternativë shumëe mirë, megjithatë ata e kanë hedhur poshtë këtë ofertë të shkëlqyer.Një alternativë aq e mirë sa vetëm një regjim i vendosur për të përdorur armët bërthamore që zotëron për qëllime dashakeqëse mund të mos pranonte një alternativë të këtillë. Nën ato rrethana, Shtetet e Bashkuara (apo Izraeli) mund të portretizojnë veprimet e tyre si të ndërmarra si një alternativë e fundit dhe jo në ​​zemërim e sipër dhe të paktën disa në bashkësinë ndërkombëtare do të konkludonin se iranianët “i bënë vetes” duke refuzuar një marrëveshje shumë të mirë që u ishte ofruar.”

Për Sirinë, “oferta” ishte një tërheqje e SHBA-së nga Siria,ndërkohë që i “dhanë” Damaskut dhe fqinjëve të tij bashkëpunuesë përgjegjësinë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të stabilizuar rajonin në mënyrë njerëzore. Ndërkohë “Refuzimi” që e detyron SHBA-në që të ndërhyjëkonsiston në sulmet e bëra me armë kimike në Duma.

Artikulli i publikuar në Institutin Brookings flet edhe në lidhje me rëndësinë që përbajnë provokimet:

“Do të ishte shumë më e preferueshme për Shtetet e Bashkuara nëse do të mund t’i referoheshin një provokimi iranian si justifikim për sulmet ajrore përpara se t’i ndërmerrnin ato. Është mëse e qartë se sa më i egër dhe më vdekjeprurëstë kishte qënë ky veprimi iranian, aq më mirë do të shërbente për justifikim e sulmeve të Shteteve të Bashkuara. Sigurisht, do të ishte shumë e vështirë për Shtetet e Bashkuara të shtynin Iranin në një provokim të tillë duke pretenduar që pjesa tjetër e botës të mos e kuptonte këtë lojë, gjë që do ta bënte këtë provokim të pavlefshëm. (Një tjetër metodë që do të kishte një mundësi më shumë për sukses do të ishte të azhdonte përpjekjet e fshehta për ndryshimin e regjimit me shpresën se Teherani do të hakmerrej hapurkur t’i mësonte këto përpjekje, apo edhe gjysmë-haptazi do të ishte e mjaftueshme, të cilat do të mund të portretizoheshin si një veprim i paprovokuar i agresionit iranian.”

Kur e aplikojmë këtë hipotezë në rastin e Sirisë, kuptojmë se asnjë veprim tjetër nuk mund të jetë më “i ashpër”apo“vdekjeprurës” sesa përdorimi i armëve kimike ndaj civilëve.

“Përqasja e Izraelit”

Menjëherë pas sulmit kimik të dyshuar në Duma të Sirisë, Izraeli nisi sulmin me raketa në territorin sirian, duke goditur bazën ushtarake ajërore Tiyas (T4).

I njëjti dokument politik i Institutit Brookings gjithashtu përmend në mënyrë të veçantë se si kjo taktikë do të përshtatet në një strategji më të gjerë për të tërhequr një komb të tërë drejt një luftë të drejtpërdrejtë me vetë Shtetet e Bashkuara.

Në artikull shkruhet se:

“ (…)Avantazhi më i i rëndësishëm që bie në sy për një mundësi të këtillëka të bëjë me faktin se sulme të këtilla ajrore amerikane është shumë e thjeshtë që të fajësohen mbi Izraelin. Nëse një skenar i këtillë vihet në jetë, atëherë Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk do t’i duhet më që të merren me hakmarrjen iraniane apo reagimin diplomatik që do të shoqëronte një operacion ushtarak i drejtpërdrejtë amerikan kundër Iranit. Si situatë e këtillë mund të lejojë Uashingtonin të marrë pjesën e tij nga tepsia (shtyjë blerjen e armës bërthamore nga Irani). (Gjithashtu, në këtë mënyrë do të arrijë që të mos dëmtojë nisma të tjera diplomatike të Shteteve të Bashkuara brenda këtij rajoni).”

Për më tepër në artikull vazhdohet duke thënë se:

“Me sa duket me shumë mundësi, do të ishte më e lehtë të bindesh Izraelin që të bëhet pjesë e një sulm sesa do të ishte gjenerimi i mbështetjes politike të brendshme për një luftë tjetër në Lindjen e Mesme. (do të duhej të kërkonte mbështetje diplomatike nga një rajon që është jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj aventurave të reja ushtarake amerikane).

I njëjti raport do të theksojë gjithashtu se:

“Megjithatë, siç është theksuar në kapitullin e mëparshëm të këtij artikullu, sulmet ajrore në vetvete janë me të vërtetë thjesht fillimi i kësaj politike që shtrihet edhe më tej. Nuk ka asnjë dyshim se iranianët përsëri do të rindërtojnë centralët e tyre bërthamore. Ata ndoshta do të hakmerren kundër Izraelit, dhe ata mund të hakmerren edhe kundër Shteteve të Bashkuara (gjë që mund të krijojnë një pretekst tjetër për sulmet ajrore amerikane apo edhe për një pushtim të të gjithë Iranit).”

Është e qartë se, këto mundësi të prashtruara për rastin e Iranit në vitin 2009 janë përdorur në mënyrë të përsëritur edhe kundër Sirisë. Gjatë kësaj periudhe më të fundit dhe të pashembullt, këto mashtrime po përdoren përsëri, në suksesion të shpejtë që do të çojnë përfundimisht drejt ndryshimit të regjimit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Motivi i Amerikës

Qëprej fundit të Luftës së Ftohtë dhe deri më tani, SHBA-ja ka krijuar një rend ndërkombëtar unipolar që i shërben interesave të korporatave amerikane dhe institucioneve financiare si dhe atyre që janë aleatë të Uashingtonit. Në një përpjekje për të ruajtur përparësinë e saj kundrejt gjithë shteteve të tjera, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një politikë të neutralizimittë çdo konkurrenti të mundshëm, që në rastin konkret bëhet fjalë për shtete të mëdha si Rusia dhe Kina. Një gjë të këtillë, Amerika e ka bërë përmes presionit ekonomik, ndryshimit të fshehtë të regjimit, pushtimit dhe ndërhyrjessë hapur ushtarake, apo siç ndodh zakonisht një kombinim të të treja metodave.

Riorganizimi i Evropës Lindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Azisë Qëndrore dhe Azisë Juglindore gjatë dy dekadave të fundit ka pasur për qëllim që t’i sigurojë Amerikës një front të bashkuar të shteteve në të njëjtin front kundër Rusisë dhe një Kine gjithnjë e më shumë në rritje përpara se kjo dushe përfundimisht të mund të vendosë gjithashtu rendin e saj ndërkombëtar. Megjithatë, këto përpjekje kryesisht kanë qënë të dështuara. Sepse teknologjia ka tejkaluar boshllëqet e krijuata në fuqinë ekonomike dhe ushtarake që SHBA-ja dhe Evropa i kishin shfrytëzuar më parë për shekuj duke krijuar një hegjemoninë globale mbi pjesën Lindore dhe Jugore të botës.

Aktualisht, SHBA-ja po e gjen veten të zhytur në një konflikt të tejzgjatur.Përtej dështimit për tërrëzuar qeverinë siriane, po kështu është duke dështuar edhe në objektivat sekondare që synojnë të ballkanizojnë vendin, pra ta ndajnë atë në shumë pjesë.Ndërkohë që një tërheqje nga Siria në terma të saj do të thotë se Amerika do të pranojë fundin e hegjemonisë së dështuarë amerikane në Lindjen e Mesme, për më tepër një veprim i këtillë jo vetëm që do të përshpejtojë rikontruktimin e një rendi botëror shumëpolar, por për më tepër, në këtë rend të ri botëror SHBA-ja e gjen veten një pala impotente.

Mundësitë e SHBA-së

Duket qartë sëSHBA-jaka dështuar në përpekjet e saj për të paraqiturskenarin e saj në publikun global.Ndoshta do të fillojë si një sulm i kufizuar, siç ndodhi në vitin 2017 (ky artikull është shkruar një natë përpara sulmeve konkrete të SHBA-së në Damask). Megjithatë nuk ekzistojnë shumë mundësi që ky sulm që mund të ndryshojë ndonjë gjë në lidhje me dështimin e padiskutueshëm të SHBA-së në Siri. Ky operacion, i cili me shumëgjasa ka për të vrarë sirianë dhe ndoshta edhe rusë dhe iranianë, do t’i japë SHBA-së mundësinë për të shpëtuar fytyrën pas shpërthimeve të saj të fundit që gjithnjë e më të pakujdesshëm dhe të pavlera.

Siria dhe aleatët e saj ashtu siç kanë bërë edhe më para gjatë kësaj lufte, do të mund të neutralizojnë këto sulme, duke u përpjekur në të njëjtën kohë që të shmangin çdo konfrontimin të dëshiruarë dhe më të gjerë që SHBA kërkon të arrijëdhe t’i japë fund përfundimisht luftëssë dështuarë të Uashingtonit. Megjithatë, politikëbërësit e SHBA-së mund të besojnë se dritarja e mundësisë që Shtetet e Bashkuara të rikthejnë veten në pozicionin e hegemonit global ende nuk është mbyllur. SHBA-ja mund të përllogarisë se dëshira e saj për të kryer një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në territoret e Sirisë,me qëllim që të arrijë përfundimisht ndryshimin e regjimit sirian është më e madhe se prezenca e Rusisë aty dhe gatishmëria e Iranit për të rrezikuar një konfrontim të drejtpërdrejtë me SHBA-në për ta ndaluar atë në objektivat e saj. Gjithashtu, SHBA-ja mund të jenë e pamatur mjaftueshëm dhe të pretendojë seky ballafaqim direkt me asetet ruse në Siri do të lejonte Uashingtonin të rikthehej në një mënyrë shumë më dramatike, duke qënë se Rusa që nuk dëshiron të përshkallëzohet konflikti përtej rajonit.Madje, SHBA-ja mund të jenë të gatshëm të sakrifikojnë anijet e luftës amerikane, aeroplanët dhe bazat tokësore gjatë konfliktit pasues për të arritur këtë qëllim. Me shumë mundësi, Rusia do të kufizojë hakmarrjen e menjëhershme kundrejt këtij skenari teatral të konfliktit.Megjithatë, mundësia që secili prej këtyre opsioneve tepër të rrezikshme të dalin nga kontrolli dhe me shpejtësi të papërllogaritshme duke përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë, Izraelin, Libanin, Irakun dhe më gjerë i bëjnë këto mundësi gjithsnjë e më të vështira dhe të paperceptueshme si dhe po i bëjnë politikëbërësit e SHBA-së gjithnjë e më të dëshpëruarë në lidhje me këtë situatë.

Siria dhe aleatët e saj janë përpjekur t’i mundësojnë SHBA-sëmënyra të shumta më të lehta dhe të hijshme për t’u tërhequr nga kjo luftë e dështuarë. Megjithatë, arsyeja e vërtetë se pse SHBA-ja duhet të vazhdojë të tregojë ekzistencialitetin e aj në Siri është fakti se tërheqja nga Siria tani do t’i lërë gjithë botës të kuptojë këtë rënie të përshpejtuarë dhe të pakthyeshme të Perandorisë Amerikane.

Burimi : Global Research / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne