Operacioni ‘Porosia’ në Elbasan, shkon në 7 numri i të arrestuarve për armë dhe drogë

Policia e Elbasanit ka ndaluar dhe një tjetër person në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, ndërsa vijon të jetë në kërkim 20-vjeçari E.H.

Sipas burimeve zyrtare është bërë ndalimi me iniciativë i 30-vjeçarit Erges Lipo, nga Pogradeci.

Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi Lipo dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive”, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë për të njëjtën akuzë është ende në kërkim 20-vjeçari E. H. Një ditë më parë zv. drejtori i policisë së Elbasanit Edmond Sulaj që bëri të ditur detajet e operacionit, ku u sekuestruan armë dhe 82 kallëpe tritoli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne