Operacioni “Revolverët” – Arrestohen të “fortët”, qarkullonin me armë me mjetin e blindur

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Revolverët”, pasi qarkullonin me armë zjarri.

Në pranga kanë përfunduar Almir Ismaili, 41 vjeç si dhe Roland Domi, 44 vjeç, banues në Tiranë. 44 vjeçari është dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

“Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëviznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar). Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON si dhe një armë zjarri, pistoletë TT”, sqaron policia.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne