Opozita maqedonase: Në referendum çdo qytetarë të veprojë sipas bindjes së tij

Kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, pas takimeve të Komitetit ekzekutiv dhe qendror të partisë, bëri të ditur se kanë marrë vendim që në referendumin e 30 shtatorit çdo qytetar të veprojë sipas bindjes së tij.

Siç tha Mickovski, një vendim i tillë është marrë pas konsultimeve me qytetarët dhe opinionet e ndryshme që ekzistojnë mes popullit, për kundërshtim të votimit, por edhe për ata që konsiderojnë se duhet të mbështetet.

“Çdo qytetarë të veprojë sipas bindjes së tij. Çdo individ me moralin dhe ndërgjegjen e vet do të marrë një vendim të cilin ai e konsideron se është më i mirë, parasegjithash, për familjen e tij, si dhe për Maqedoninë tonë të dashur. Maqedonia është e të gjitha. Nuk do të vendosin partitë. Për çështje kombëtare do të vendos kombi dhe në vendim e tij të gjithë ne do të përkulemi”, theksoi Mickovski, duke shtuar se për VMRO-DPMNE-në marrëveshja për emrin është e papranueshme.

Në fjalimin e tij sonte, ai tha se sipas VMRO-DPMNE-së, me marrëveshjen e emrit, Maqedonia është në udhëkryq dhe se nuk është një hap para, ndërsa me pranimin e tij, siç tha ai, pozitat e fituara më parë në negociata janë të humbura, siç janë Rezoluta e Kombeve të Bashkuara, Marrëveshja e Përkohshme dhe Vendimi i Hagës.

Mishkovski shtoi se qytetarët janë të hutuar nga, siç tha ai, çështja e shumëkuptimtë dhe manipuluese, sepse çështja nuk i referohet thelbit, ndryshimit të emrit të shtetit, si dhe theksoi se VMRO-DPMNE është për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se nuk duhet të ketë të ardhme tjetër për Maqedoninë.

Ai po ashtu u bëri thirrje institucioneve të përgjigjen pse nuk kanë reaguar ndaj fushatës së referendumit që kryeministri Zoran Zaev e filloi shumë më herët, si dhe i bëri thirrje kryeministrit për një duel në televizon në të cilin do të debatojnë rreth thelbit të marrëveshjes me shtetin fqinj.

Më 30 korrik, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mori vendim që më 30 shtator të këtij viti të mbahet referendumit për emrin, i cili do të jetë konsultativ.

Referendumi është pjesë e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut, që paraqet kushtin kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe çeljen e negociatave me BE-në.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne