Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Shqipëria për çështjen e Jeruzalemit

Vendimi i presidentit Donald Trump dhe mandej Kongresit për të zhvendosur në Jeruzalem ambasadën amerikane në Izraal po shoqërohet me reagime globale të gjithanshme. Disa media kanë vënë në dukje se ShBA nuk është vetëm në këtë lëvizje kaq tensionuese. Sot Middle East Monitor, shkruante se Arabia Saudite dhe Egjipti janë dakordësuar paraprakisht me vendimin e ShBA, ndërkohë që në frontin e parë kundërshtues është shfaqur Turqia dhe Irani.

Në këtë kuadër, ka patur reagime edhe nga vendet ballkanike dhe BE. Klika e përgjithshme është se vendimi i ShBA është me pasoja serioze dhe në këtë kor janë bashkuar edhe përfaqësuesit e kishave të Lindjes mes të cilave ajo Orthodhokse e Jeruzalemit dhe Kisha Kopte e Egjiptit.
Si qëndron puna me Shqipërinë? Cili është qëndrimi i saj për këtë çështje? Pyetja ka rëndësi për shkak të gjeopolitikës fetare të kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe për shkak të detyrimeve komplekse që rrjedhin nga angazhimet e vendit tonë.

Deri më sot nuk ka një qëndrim zyrtar mbi këtë zhvillim dhe heshtja parimisht do kuptuar se Tirana zyrtare nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Aktualisht ambasada e Shqipërisë në Izrael rezulton me seli në Ramat Gan, një qytet në distriktin e Tel Avivit, pra kryeqytetit të deritanishëm.
Por heshtja e Tiranës zyrtare, e kthyer në një profesion të dytë për politikën e jashtme, ka disa probleme formale të cilat kërkojnë sqarime.
Në datën 7 dhjetor, Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka reaguar zyrtarisht për situatën e krijuar, teksa përmes një deklarate për shtyp e dënon vendimin e Trump.
“Organizata e kundërshton vendimin si një dhunim të statusit politik, juridik dhe historik të Jeruzalemit, një thyerje e qartë e ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare, një ikje nga konsensusi ndërkombëtar…”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Organizata shton më tej se ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të shteteve anëtare të Organizatës që do të mbahet më 12-13 dhjetor për të diskutuar, formuluar dhe unifikuar një “pozicion islamik për këtë përshkallëzim të rrezikshëm”.
Në faqen zyrtare të Organizates, Shqipëria rezulton si vend anëtar i saj që nga viti 1992. Formalisht ftesa i shkon pra edhe presidentit aktual, Ilir Meta.
Në përgjithësi Shqipëria nuk ka qenë shumë aktive në këtë Organizatë, por qëndrimi zyrtar i saj e përfaqëson edhe Shqiprinë, sa kohë nuk kemi një tjetër deklarim zyrtar për këtë çështje.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne