“Ti ndihmojmë qytetarët e Republikës së Kosovës”
Komuna e Gjilanit së bashku me organizatën “Islamic Relief Kosova” kanë shpërndarë sot mbi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë. Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Gjilanit, që ka ndikuar në zbutjen e gjendjes së rëndë sociale. Kurse, Albulena Gashi, menaxhere e projekteve në Islamic Relief Kosova me projektin “Ti ndihmojmë qytetarët e Republikës së Kosovës” janë duke e implementuar këtë formë të mbështetjes në nivel vendi me qëllimin që në muajin e Ramazanit të jenë pranë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

23