Organizata terroriste DAESH mori përsipër sulmin ku u plagosën ushtarët amerikanë

Sulmin në Menbixh, ku u plagosën edhe ushtarët amerikanë, e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Në aplikacionin e komunikimit “Telegram”, në llogarinë me emër “Amak” që dihet se i përket kësaj organizate terroriste, u pretendua se DAESH-i mori në objektivë me jelekë të mbushur me eksplozivë ushtarët e koalicionit ndërkombëtarë në Menbixh.

Në orët e drekës, në Menbixh pati një shpërthim gjatë kohës që patrullonin ushtarët amerikanë.

Shumë ushtarë të plagosur gjatë shpërthimit u evakuuan me helikopterët e ushtrisë amerikane.

Disa agjenci njoftuan se në ngjarje pati shumë të vrarë.

Nënprefektura Menbixh e Halepit në Siri, është e pushtuar prej YPG/PKK-së që nga gushti i vitit 2016.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtuan Turqisë se pasi nënprefektura të pastrohej ndaj DAESH-i, do të nxirrte prej andej organizatën terroriste YPG/PKK.

Pas një kohe të gjatë, kur Uashingtoni nuk ka mbajtur premtimin e tij, në muajin qershor, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord për hartën rrugore të Menbixhit.

Në kuadër të planit këto dy vende vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në nënprefekturën në fjalë.

Por për shkak të zvarritjeve nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo hartë rrugore nuk ka përfunduar ende./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne