Orgerta Manastirliu bojkoton Komisionin e Shëndetësisë

Ndonëse çmimet e shërbimeve dentare në Shqipëri nuk do të rriten për shkak se dy ditë më parë Komisioni i Konkurrencës vendosi të pezullojë zbatimin e vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, në Komisionin e Shëndetësisë është diskutuar sërish rreth kësaj çështje.

Përfaqësuesit e opozitës me sa duket kishin kërkuar praninë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por ajo nuk është paraqitur.

Kreu i Komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se iu është komunikuar që Manastirliu nuk ndodhej në Shqipëri e për pasojë për të folur ishte paraqitur zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Por mungesa e Manastirliut sot krijon një tjetër precedent si me rastin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë, që mungoi në përballjen me opozitën në Komisionin e Medias dhe Edukimit, teksa diskutohet për studentët e ngujuar dhe përdorimin e dhunës nga ana e policisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne