Orgji me meshkuj me ngjyrë: Vdesin dy persona, nën hetim donatori i Hillary Clinton

Një person ka rrëfyer se si i shpëtoi për pak vdekjes kur donatori i Hillary Clinton në SHBA, Edward Buck, i injektoi drogë ‘kristal met’ në një apartament të mbushur me lodra seksi. Bëhet fjalë për të njëjtin apartament ku kanë ndërruar jetë dy persona me ngjyrë brenda 18 muajsh.

Jermaine Gagnon, 28 vjeç, tha për Daily Mail se 63-vjeçari Buck kishte paguar që të fluturonte nga Minesota për në Los Anxhelos që të takoheshin bashkë. Në apartamentin e tij ata bënë seks dhe ai i injektoi drogën.

Gagnon ka arritur edhe të fotografojë Buck, që mbante veshur një palë streçe të bardha. Po ashtu ai ka fotografuar edhe kutinë e mbushur me lodra seksi.

Buck është nën hetim për vdekjen e dy personave me ngjyrë në apartamentin e tij. Këto vdekje kanë bërë që para apartamentit të tij të zhvillohen protesta. Kurse Buck thotë se ai ka hapur dyert për personat vulnerabël që t’i ndihmojë.

Gagnon thotë se ai ishte i pastrehë, kur u njoh me Buck në faqen e lidhjeve për homoseksualë Adam4Adam. Buck i oftoi 200 dollarë për të kaluar natën në apartamentin e tij.

“Kam bërë seks me para edhe herë të tjera, por nuk e kam zakon,” thotë Gagnon.

Në apartamentin e Buck ai u ndje pak i çuditur, sidomos nga prania e lodrave të seksit. “Fillimisht bëmë oral. Më pas atij i pëlqente që të bëhesha skllav seksi”.

Gagnon thotë se Buck tregoi se i pëlqente që të dilte me meshkuj me ngjyrë, të rinj, të pashëm dhe me organ të madh. Buck është një biznes i suksesshëm dhe një donator i njohur i Demokratëve në SHBA.

1

2

5

7

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne