Konflikti në Izrael ka tjetërsuar edhe vetë strukturën sociale të shtetit përveçse e ka ekspozuar atë përkundrejt një armiqësie permanente nga vendet arabe. Tri ditë më parë gazetari i njohur Gideon Levy shkrunate një opinion në gazetën “Haaretz” me titull: “Nakba jonë” i cili merrej me luftën e vitit 1967 të cilën Izraeli e fitoi. Titulli sugjeron një fatkeqësi të madhe për hebrejtë, e krahasueshme me eksodin e madh të palestinezëve në vitin 1948 – Nakba – ku nga vendi u larguan 700 mijë njerëz. Sipas gazetarit në fjalë, fitorja e luftës në vitin 1967 që sot celebrohet si jubile i 50 vjetorit është në fakt një shaktërrim.

Një shtet që celebron 50 vjet pushtim është një shtet, sensi i drejtimit të të cilit ka humbur, po ashtu edhe aftësia e tij për të dalluar të mirën dhe të keqen…”, shkruan Levy.

http://www.haaretz.com/opinion/.premium-1.783684?=&ts=_1492596242555

Por këto konsiderata që lidhen më shumë me një sjellje që trumbtohet nga qeveria e Netanyahut, jaë maja e atij ajzbergu që po ndan thellësisht vetë hebrejtë. Të kujtojmë se Izraeli është një shtet që u krijua nga britanikët në vitin 1947-1948 pas Holokaustit që hebrejtë pësuan nga gjermanët dhe padyshim si një investim strategjik, por edhe trashëgimi shpirtërore që lidhet cektazi me kryqëzatat. Diçka më e thellë duket se po ndodh në këtë vend jo të zakonshëm dhe kjo është ndarja e thellë mes perëndimorëve dhe orientalëve. Hebrejtë Ashkenazi, apo ata që kanë jetuar në Europën Qendrore dhe Lindore kanë dominuar skenë, ndërkohë që Mizrahim janë një grup që derivon nga hebrejtë e Lindjes së Mesme si dhe nga Bahreini, Dagestani, Uzbekistani, Kurdistani apo edhe Kaukazi.

Në një ese të publikuar në Qendrën për Studime të Sigurisë të Zyrihut, nënvizohet kjo ndasi e madhe që po përcakton orientimin kulturor dhe politik të Izraelit. Sipas autores, Lidia Averbukh, konflikti i gjatë ka katalizuar diferencime të mëdha të brendshme, ndërkohë që sipas saj Mizrahim janë në ngritje politike dhe kulturore. Kjo patjetër që do të reflektojë një tjetër mentalitet në drejtim nga ai që kemi parë deri më tani. Problemi nuk ka të bëjë me numrat, pas Ashkenazi me Mizrahim janë thuajse njësoj, por me disnivelin socio-ekonomik i identifikuar për këto faktorë:

Gjeografia e origjinës dhe largësia nga qendrat e pushtetit, nisja e dobët ekonomike në shtetformim dhe kufizim në aksesin për arsimim.

Qeveria qëllimisht i vendosi Mizrahimët e sapoardhur në periferi të pazhvilluara duke hedhur farën për statusin e tyre të margjjinalizuar”, shkruan autorja. Origjina e tyre përcaktoi pjesëmarrjen në ekonominë e vendit dhe meqenëse ata vinin nga vendet arabe, aftësitë e tyre ishin kryesisht artizanale. Kjo pakënaqësi çoi në protesta si ato të vitit 1959, 1971, ndërkohë që në vitin 1997 një grup intelektualësh themeloi Koalicionin Demokratik të Ylberit Mizrahi. Autorja thotë se gjërat nuk janë më mirë në nivelin kulturor. Përpjekja e Ben Gurionit për të krijuar “hebreun e ri”, si modelin që trupëzon dhe neutralizon dasitë nuk eci.

http://www.css.ethz.ch/en/services/digital-library/articles/article.html/4f44fc55-2caf-42a0-a10e-0d1cb9f9b624?platform=hootsuite

Sot flitet për një identitet Mizrahi aq sa po flitet për  nevojën e barazisë mes kulturës së hebrejve oriental dhe atë të Ashkenazëve dominant. Është në veprim një proces orientalizimi, që në këtë rast është eufemizëm për kalimin e qendrës së pushtetit në duar të grupit Mizrahim I përkrahuar në këtë rast edhe nga intelektualë  të majtë Ashkenazi. Aspekti më domethënës i këtij zgjimi është kultura e përgjithshme e ushqyer në vitet e fundit me produksione televizive që vënë në dukje diskriminimin e Mizrahim. Interesi I Perëndimit dhe interesi politik këtu është si mund të sjellë ky diferencim tjetërsimin e sjelljes së Izraelit, i parë si aleat dhe imazh i Perëndimit në Lindjen e Mesme. Grupi i orientalëve preferon ta paraqesë veten si ndërmjetës më i mirë për procesin e paqes, por siç vëren autorja, ende nuk ka një element të dallueshëm të këtij konstelacioni të brendshëm që të reflektojë në marrëdhëniet ndërkombëtare në Lindjen e Mesme. Nuk ka asnjë të dhënë akoma që palestinezët të kenë preferenca në raport me grupet e ndryshme hebreje, ndërkohë që edhe në raport me Europën nuk ka interferime.

Deri më tani janë dështimet e elitës Ashkenazi ato që po përdoren si levë nga Mizrahim për të depërtuar në qendrat e pushtetit, por siç mund të jetë vënë re edhe në situata konflikti në Ballkan, dallimet sociologjike dikur prevalojnë mbi idealin e unitetit që vlen sa kohë kërcënimi është real. Procesi i orientalizimit për të cilin sugjeron dhe paralajmëron eseja në fjalë, është një shembull tjetër sesi faktorë të tillë si identiteti kulturor që neglizhohet, nxjerr krye dhe triumfon ndaj përkatësisë etnike si përbashkësi, përderisa tjetërson kodin e vlerave që në fillesë ka kryer procesin e bashkimit.  Procesi ka interes në vetvete pasi jep edhe një mesazh sesi aktivizmi I shekullit të 20-të, proceset politike të dhunshme që vuri ai në veprim, po bien përballë një trashëgimie të madhe, që I vendos grupet e ndryshme kulturore si diaspora të njëra-tjetrës, edhe pse etnikisht mund të pretendohet origjinë e njëjtë. Kjo vlen edhe për Ballkanin, edhe për shqiptarët deri diku./ *Titulli i ResPublica

115