Zëvendës kryeministri i Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, bashkë me këshilltarin e posaçëm të kryeministrit përgjegjës për integrimet evropiane, Bojan Mariçic, shpalosën konceptin e strukturës negociuese për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE).

Në konferencën e përbashkët për media të të dy negociatorëve, Osmani tha se Maqedonia ka hyrë thellë në përgatitjet për njërin nga operacionet më të mëdha administrativo-shtetërore për negociata për anëtarësim në BE.

Ai tha se pas udhëzimeve që ka marrë nga eurokomisari Johannes Hahn, qeveria e Maqedonisë dje ka miratuar strukturën negociuese në bazë të të cilës do të organizohet shteti në procesin e negociatave me BE-në dhe miratimit të konkluzave nga këto negociata, e përbërë nga disa trupa themelore të cilat do të ruajnë parimin e përfaqësimit të drejtë.

Siç tha Osmani, i pari është grupi koordinues i qeverisë i cili do të përcaktojë pozitat negociuese të vendit, ku do të marrin pjesë kryeministri dhe ministrat, i cili do të duhet të sigurojë proces pa pengesa, dhe grupi i tretë, që është grupi negociues, përgjegjës për nivelin teknik e të gjitha niveleve, që do të kryesohet nga Mariçiq

Pjesë e grupeve, tha Osmani, do të jenë anëtarë të komunitetit akademik dhe ekspertë nga sektori civil për të siguruar një proces të suksesshëm, i cili si i tillë do ti mundësojë vendit transformim të institucioneve dhe politikave sipas standardeve evropiane.

“Përmes këtij transformimi do të realizojmë qëllimet tona themelore për çka kemi konsenzus të pamohueshëm. Këto janë krijimi i demokracisë funksionale multietnike, shoqëri me shërbime më të mira për qytetarët, shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor dhe administratë më efikase”, tha Osmani, sipas të cilit kjo do të reflktojë edhe tek rritja ekonomike dhe e investimeve të huaja.

Këshilltari i posaçëm për integrimet evropiane, Bojan Mariçiq, nga ana e tij theksoi se grupi negociues do të jetë përgjegjës për nivelin teknik dhe ekspert të negociatave për të gjithë kapitujt dhe do të numërojë rreth 35 anëtarë.

“Një pjesë e grupeve të punës do të themelohen në fillim të shtatorit, ndërsa të gjitha grupet do të kompletohen deri në fund të tetorit. Ky do të jetë një process i mundimshëm që do të kërkojë institucionale, por edhe vendime të vështira politike”, tha Mariçiq sipas të cilit, evropeizimi nuk do të dërgoj vendin në BE, sepse njëkohësisht do të sjell BE-në në Maqedoni.

Burimi: AA

22