“Pablo Escobari” i Ekuadorit ekstradohet në SHBA pasi e mbyti me 250 tonë kokainë SHBA-në

Bosi i drogës që akuzohet për kontrabandimin e 250 tonëve kokainë, gjatë dekadës së fundit, është ekstraduar nga Kolumbi në SHBA. Sipas prokurorëve, Washington Prado Alava me kombësi ekuadoriane drejtonte operacionet e drogës rreth kontinentit amerikan.

Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë urdhërin për vrasjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë në Ekuador. Në Kolumbi, Alava njihej si Pablo Eskobari i Ekuadorit, lideri famëkeq i kartelit Medellin që u vra në vitin 1993.

Është mësuar se ekuadoriani është përpjekur të bëhet pjesë e grubit rebel Farc, përpara se të nënshkruhej marrëveshja e paqes në 2016-n. Qëllimi i tij ishte të përfitonte nga sistemi tranzit i drejtësisë, që ishte firmosur ndërmjet qeverisë dhe Farc për krimet e kryera nga rebelët gjatë pesë dekadave që ka ekzistuar konflikti.

“Washington Prado Alava konsiderohet si një nga kapot më të mëdhenj vitet e fundit dhe ishte bërë shenjestër kryesore për Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratën e prokurorëve kolumbinë. Prado Álava operonte në brigjet e Ekuadorit dhe Kolumbisë.

Ai kishte krijuar një flotë kamionësh, me të cilët dërgonte rregullisht kokainë në Amerikën Qendrore dhe Meksikë, e nga aty droga dërgohej në kufrin e SHBA-së. Bosi i drogës u arrestua në Prill 2017. Ai po përpiqej të vizitonte familjen e tij në qytetin kolumbian të Cali-t. Autoritetet kolumbiane thanë se gjatë operacionit të ekstradimit të tij morë pjesë 50 agjentë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne